Taulant Balla ka ndarë një video të protestuesve përpara Drejtorisë së Policisë të cilët kanë rrethuar Agron Shehajn duke i kërkuar llogari që s’ishte krah tyre në protestën para Kuvendit.

Në video, ndërsa protestuesit e pyesin dhe i thonë që të mos bëjë deklarat politike, Shehaj ‘ngec’ dhe u përgjigjet me zërin që mezi i dëgjohet se i kishin thënë të paraqitej te drejtoria. Protestuesi vlonjat dallohet teksa i thotë Shehajt të largohet nga protesta, duke theksuar se vlonjatët nuk harrojnë.

-Protestuesi: Kur ishte gjithë populli atje, pse nuk ishe me popullin? Pse nuk ishe me mua e të tjerët?

Agron Shehaj: Qetësohu mo zotëri!

-Protestuesi: Jam vlonjat unë! Nuk harrojmë ne! S’ka deklarata politike këtu!

Agron Shehaj: Më thanë hajde këtu...

--Protestuesi: Kush të tha? Kush?

-Protestuesi Kemi dalë që në mëngjes ne!

Krahas videos Balla shkruan, “Agron Shehajn e kapin protestuesit me vezë në duar dhe e bëjnë “për një lek”. Po ky as turp ka, burrëri dhe moral jo e jo”.


Lajmi kryesor:

Protestë te Kuvendi/ Sulmohen me vezë e shishe uji makinat e deputetëve dhe policët! Pas shoqërimit, lirohen Goxhaj dhe 5 të tjerët! Protestuesit edhe te Policia e Tiranës (VIDEO)