Pse thoni se Amerika është kundër PD?!

Pse thoni se Amerika është kundër PD?!

Partia Demokratike

Në përplasjen Berisha-Basha brenda Partisë Demokratike (PD) ka dalë mbi sipërfaqe një ide e pa vend, aspak racionale dhe e dëmshme: PD-ja nuk fiton duke pasur SHBA (Amerikën) kundër!.. Herë-herë kjo ide artikulohet në forma të ndryshme si konflikt i Berishës me Amerikën, herë si presion i Amerikës ndaj Bashës për të ndëshkuar Saliun dhe për më keq që PD ka kundër Amerikën!.. Artikulimi i këtyre ideve, që në thelb janë e njëjta gjë dhe thuhen për të njëjtin qëllim, e kthen realitetin më kokë poshtë dhe i nxjerr zhvillimet në PD nga shtrati ku kanë lindur dhe duhen zgjidhur.

Të kulmosh në gjykim se PD ka kundër Amerikën apo që PD nuk fiton duke pasur kundër Amerikën, merr përsipër një barrë të rëndë. Kjo jo sepse shigjeton Amerikën, por se përmes një ideje të tillë iracionale e zhyt PD në një llum nga prej ku është shumë e vështirë të dilet. Amerika nuk ka asnjë problem me PD. Ajo e ka bërë të qartë se gjithmonë ka problem më këdo që shkel parimet themelore të demokracisë, më këdo që ndërmerr veprime që cenojnë demokracinë dhe stabilitetin e një vendi apo të rajonit, me këdo që cenon interesat e Amerikës. Dhe ky spektër nuk përfshin partitë por shtetet, qeveritë apo shtetarët. Amerika është treguar e drejtë për drejtë dhe e kujdesshme; mëkatet ia adreson atij që i takojnë dhe kërkon që strukturat shtetërore të mbajnë qëndrimin e tyre. Ti kërkosh Lulzim Bashës që të mos e mbajë Sali Berishën në Grupi Parlamentar nuk është e barasvlefshme me kërkesën për ta përjashtuar Saliun nga PD. Grupi Parlamentar, i çdo partie, është strukturë e Parlamentit. Në këtë mes nuk ka asgjë për tu ngatërruar. Ngatërrohesh kur të vjen për mirë, kur e pavërteta të vjen në ndihmë. Përmes labirinthit të ngatërresave shpall se: PD dhe Saliu janë mish e thua, po godite Saliun ke goditur PD!.. Saliu ka pas vetes anëtarësinë e PD dhe llogaritë me të duhen bërë mirë e me kujdes!.. Por të ngatërruarve nuk iu mjafton kjo. Ata duan që në shënjestrën e shqiptarëve të nxjerrin Amerikën.

Sipas tyre Amerika  është gjeneratori i problemeve, ajo po ndërhyn arbitrarisht në jetën politikë të Shqipërisë duke imponuar vendime që sjellin pasoja të rënda për vendin apo edhe për çështjen shqiptare!.. (Kujtoni se si manipulojnë me qëllimin e shpalljes Non Grata të Sali Berishës, se gjoja kjo ka ndodhur nga që Saliu nuk ishte dakord me copëtimin e Kosovës!...) Të ngatërruarit kanë provuar më shumë se një herë për të diskretituar Amerikën në opinionin ndërkombëtar duke i kërkuar asaj të mos ndërhyjë në punët tona por të verë në vijë punët e sajë. Kjo është rruga më e mirë, kuptohet djallëzore por jo efektive, për të mbrojtur Saliun në rastin konkret dhe në të njëjtën kohë të ushqesh antiamerikanizmin në Shqipëri e në rajon. Dhe këtë e bëjnë me zell e me pasion sado dhe kudo që iu jepet rasti. Amerika nuk është kundër askujt dhe nuk është faji i sajë se disa janë kundër Amerikës!.. Ata ta gjejnë vetë se nga iu buron kundërshtia. Por PD nuk iu ka asnjë borxh që këta ta shpallin atë kundër me Amerikën. Hiqen sikur mbrojnë e lartësojnë PD por në të vërtetë e baltosin atë për ditë e më shumë.

Ka një të vërtetë të madhe: PD nuk është kundër Amerikës dhe as Amerika kundër PD. Nëse PD ka humbur radhazi disa raunde zgjedhore kjo nuk ka ndodhur se gjoja ka pasur Amerikën kundër. Kjo ka ndodhur se prej kohësh PD e ka pas marrë peng një klan antidemokratik, antishqiptar dhe njëkohësisht antiamerikan. Ky klan është kryesuar e përfaqësuar nga Sali Berisha dhe  për fat të keq kërkon ta asgjësojë tërësisht PD. Ky klan ecën më moton:”Pas neve të bëhet kiameti!..”. Anëtarësia e PD nuk duhet t’iua japi këtë kënaqësi. Nëse PD nuk çlirohet nga ky klan e ardnia e sajë janë tkurrja dhe humbja. Të keqen mos ta kërkojë tek Amerika por tek vetvetja.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë