Pse u kritikua klipi i Luana
Vjollcës dhe Getoar Selimit

Pse u kritikua klipi i Luana<br />Vjollcës dhe Getoar Selimit
Ato janë dy personazhet më të folur të momentit përsa i përket jetës private. Bëhet fjalë për Marina Vjollcën dhe liderin e grupit “Babastars” Getoar Selimin, të cilët ishin kryefjala e lajmeve rozë gjatë këtyre muajve. Por, s’ka vonuar shumë, ku Geti sëbashku me Luana Vjollcën publikuan klipin “Tirana Style”, i cili nuk është pritur mirë nga fansat.  Nuk ka qenë teksti ai që ka irrituar fansat e yllit të grupit “Babastars”, por fakti pse bëri duet me një këngëtare që nuk është ende e pjekur në këtë profesion. Prezantuesja Luana Vjollca dhe vokali i saj arritën që të tërheqin vëmendje, por për aspekt negativ. Shumë komentues dhe fansa të muzikës kanë shprehur habinë se si Getoar Selimi pranoi të bashkëpunonte me Luanën, kur dihet se ai është një krijues natyral i hiteve dhe një duet i tillë vetëm sa i zhgënjen fansat e tij.

Teksti që i kushtohet Marinës

“Tirana Lifestyle. Vij prej Prishtinës, Prishtinali jam. Emri origjinës Geasy Genius. Tregojuani krejt njerëzve. Jam marinari i vetëm i krejt marinës”, është fraza e tekstit të Getit në klip. Kujtojmë se reperi prej kohësh është zhvendosur në Tiranë, ku shpesh herë është parë afër bukuroshes Marina Vjollca.

Lidhja

Kujtojmë se, për muaj me radhë Marina Vjollca dhe Getoar Selimi nuk kanë konfirmonin se të dy mund të kenë një lidhje. Këngëtari nga Kosova dhe prezantuesja Vjollca janë përfolur në mediet rozë shumë për këtë fakt, por çifti u mundua ta fshehë atë. Fillimisht të dy e kanë mohuar publikisht, por kanë qenë disa shenja, të cilat i kanë bërë gjithmonë fansat më tepër kureshtarë rreth kësaj çështjeje. Getoar Selimi kohët e fundit bleu një apartament në Tiranë. Po kështu edhe i famshmi tatuazh me shkronjën “M” që ka në krah. Por pavarësisht mohimeve të vazhdueshme nga ana e të dyve, Getoari dhe Marina u kapën “mat” në Prishtinë, pak muaj më parë. Në një video të publikuar nga emisioni “Prive” në Prishtinë, shfaqet Getoari me një makinë duke pritur dikë dhe pak minuta më pas duket Marina Vjollca, e cila, pasi takohet me rreperin, niset me të, në një makinë të bardhë.

luana geti
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë