Këngëtarja Greta Koçi përveç impenjimit të saj në muzikë që në moshën 14 vjeçe, është e njohur edhe për pjesëmarrjen e saj në politikë. Koçi drejtoi të rinjtë e Partisë Demokratike për një 1 mandat 4-vjeçar dhe më pas ajo “nuk u pa” më në PD.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, në Tv Klan, Koçi ka thënë se shkëputja nga PD ka ardhur për shkak të angazhimit në këtë parti. Ajo ka thënë se i duhej një periudhë kohë për të marrë frymë dhe për t’iu rikthyer muzikës.
"Jo, besoj ishte mjaftueshëm një mandat, 4 vite, ishte shumë impenjative dhe erdhi momenti që duhet të kishte një shkëputje që unë të merrja pak frymë. Sepse jam në moshën më të përkryer për ta vazhduar ende muzikën”, tha këngëtarja.