Pse u rrit kriminaliteti

Pse u rrit kriminaliteti
Vrasjet e dy vajzave mbrëmë janë këmbana alarmi se krimi ka marrë përmasa të frikshme dhe po godet gjithkënd. Në fakt situata është e paralajmëruar, pasi ka plot dy vjet që shifrat e krimit kanë pësuar nje rritje të madhe, kjo e parë në grupin e krimeve kundër personit dhe pasurisë. Të bën përshtypjë sportiviteti me të cilin flasin drejtuesit politikë të ministrisë së Brendshme ne lidhje me viktimat nga ngjarjet e rënda. Nga ana tjetër niveli teknik policor është shurdhmemec nën presionin e politikës që as si le rradhë e as kohë që të flasë për krimin. Kaosi i ideve në luftën antikrim po sjell pasoja të rënda në sigurinë për jetën dhe pasurinë. Qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar dhe nuk kuptojnë ç’bëhet. Jo vetën kaq, por janë te lënë në një terr informativ për situatën e kriminalitetit. Mjafton të shohim faqen zyrtare të policise së shtetit në internet ku janë zhdukur të gjitha të dhënat e kriminalitetit. Ngjarjet e mbrëmshme tregojnë se krimi nuk ka të ndalur dhe nuk njeh pengesë. Po pse kriminaliteti është në ngjitje dhe lufta kundër tij ka dështuar?
- Sepse nuk ka vullnet e as koncept politik në qeveri, aty ku hartohen politikat antikrim. Për pasojë, niveli politik i politikbërjes dhe ai teknik, janë në një hendek të thellë dhe secili punon ne hesap të vet pa harmonizim idesh, strategjish, planesh e veprimesh. Mobilizimi i partnerëve që kontribojnë në politikat antikrim është anemik e pothuaj i papëerfillshëm.
- Për shkak të mungesës së thekauar të kulturës, lufta antikrim i faturohet vetëm policisë së shtetit ç’ka është ë pamundur të ketë sukses. Nga ana tjetër, policia është një institucion i bombarduar nga politika që s’e ka lënë kurrë të ngrejë kokë.
- Ajo është sot tejet e politizuar, e ndërtuar mbi baza klienteliste e tribale.
- Që nuk reflekton një shtrirje kaotike në teritor duke mos respektuar parimet e dinamikës së kriminalitetit, numrit dhe dendesisë së popullatës, peshës së biznesit, të dendësisë së trafikut, të aktiviteteve social-kulturore dhe të nivelit ekonomiko social të popullatës. 680 vetë punojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë, kur ky numër ka qenë gjithmonë në 320.
-Ka mungesë të theksuar profesionalizmi dhe promovim në detyrë të eksponentëve që kryejnë shërbime në favor të politikës duke anashkaluar detyrat funksionale në sigurimin e rendit e të qëtësise. Ka nivel të ulët kulturor në komunikim dhe zgjidhje të problemeve, mos evidentim të veprave penale.
-Ka standarte të dyfishta në zbatimin e ligjit. Policia është vetë shkelëse e ligjit në të shumtën e rasteve, por dhe nuk kërkon zbatimin e ligjit njëlloj si për shtresat me potencw politike dhe ekonomike ashtu dhe për shtresat e mesme e të varfëra të popullatës cka e ul ndjeshëm reputacionin në sy të publikut.
- Administrata e lartë e shtetit është vetë shkelsja kryesore e ligjit duke e vënë nw presion strukturwn e policisë e cila është e pazonja që të merret me këtë kategori, te cilët ne vend që të jenë në krah të policisë, janë një barrë me teper në kryerjen e misionit për luftën kundër krimit.
-Trajtimi financiar dhe kushtet e jetesës së policëve janë të mjerueshme. Rrogat e policëve janë më të ultat në rajon. Trajtimet me dieta e orë shtesë, janë inekzistente.
Te gjitha këto janë disa nga problemet që e bëjnë dhe policinë pjesë të problemit jo të zgjidhjes, ç’ka do të thotë së prespektiva e luftws antikrim, është e turbullt e pa të ardhme. Unë mendoj se pa një profilaksi serioze lufta antikrim do ketë shfaqje të tjera të frikshme si ato të vrasjes së dy vajzave, apo të vrasjes së deputetit, të kryetarit të komunës, të gjygjtarit etj.

(aq/shqiptarja)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin