Pse u tërbuan bablokët 'patriotë', nga 'vëllai' Erdogan?

Pse u tërbuan bablokët 'patriotë', nga 'vëllai' Erdogan?

Presidenti turk Erdogan dhe Kryeministri Edi Rama

Vizita e Erdogan në Shqipëri ishte paraprirë nga polemikat, për datën që ai zgjodhi, pasi më 17 janar ka vdekur heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti.

Në mediat e dyshes Meta-Berisha, u mbruajt ideja se Erdogan e ka zgjedhur me qëllim këtë datë, si revansh ndaj heroit tonë, a thua Erdogan kishte ardhur në Tiranë për të sfiduar Skënderbeun.

Ndaj dhe Meta nxitoi që pa gdhirë dita mirë, t’i bënte parapritë Erdoganit me Skënderbeun, aq sa të krijohej përshtypja se ishta gati madje, që të rrëmbente shpatën e Skënderbeut e t’i dilte përballë Erdoganit, për t’i treguar se kemi ende burra në këtë vend, që mund t’i bëjnë ballë Turqisë.

Nëse do të duhej dikush që të kompleksohej nga kjo datë në fakt, ata janë pikërisht turqit, pasi Gjergj Kastrioti i luftoi për 25 vjet dhe vdiq i qetë në shtratin e tij, jo nga shpata e turqve, por nga Zoti.

Por nuk është kjo arsyeja, pse në Shqipëri provokohen nga vizita e Erdogan.

Provokimi i vetëm, vjen nga fakti se Erdogan prej vitesh është aleati kryesor i Edi Ramës dhe këtë e ka shpallur aq hapur, sa e ndihmoi me ndërtimin e spitalit të Fierit, dhe madje me krenari deklaroi krah Ramës, se ai do të përfundonte para zgjedhjeve të 25 prillit.

Për të mos folur pastaj për shtëpitë e reja që u ndërtuan nga Erdogan, të cilat ishin një kapital i mirë politik për Edi Ramën më 25 prill.

Vetë vizita e tij krah “vëllait” Edi Rama, duke përjashtuar nga axhenda homologun e tij Ilir Meta, është po ashtu një sinjal i qartë dhe një mbështetje e madhe për Ramën, e cila natyrisht reflektohet me vota tek ajo pjesë e myslimanëve shqiptarë që i kanë sytë nga Turqia.

Është pikërisht kjo arsyeja, që Sali Berisha dhe Ilir Meta u tërbuan, jo se kanë ndonjë gjë me turqit dhe Turqinë, pasi historinë e “gjakmarrjes” me ta e kemi mbyllur me kohë.

Dhe ndryshe nga Ilir Meta, që veshi pazmoren e Skënderbeut dhe deklaronte se e kishte axhendën e zënë për t’u takuar me Erdogan, Sali Berisha e tregoi hapur që është qejfmbejtur me Erdogan, pikërisht se është aleat i Ramës.

Nuk kanë asgjë me atë që Erdogan përfaqëson, si një lider autoritar, se janë vetë të tillë.

As që është një lider i përfolur për korrupsion, se janë vetë të tillë.

As që është një lider që shtyp opozitën, se e kanë bërë vetë kur kanë qenë në pushtet.

As që do t’i imponojë myslimanizmin Shqipërisë, duke zgjedhur me qëllim një qytet katolik për ndërtimin e shtëpive, se vetë i kanë hapur dyert çdo organizate të dyshimtë me prapavijë fetare.

Thjesht janë tërbuar pse ka aleat Edi Ramën dhe nuk i përfill më!

A ka arsye më të madhe për ta, për të të shpallur armik, se miqësia me Edi Ramën?!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veli Stafa: 18/01/2022 15:54

    ...Ajo pjese e myslimaneve shqiptare qe i kane syte nga Turqia...Cfare do me thene kjo ? Republika Turke eshte veper e te Madhit Gazi Mustafa Qemal qe shkelmoi Kalifatin qe perfaqesohej nga sulltani Abdyl Hamit,nje person reaksionar qe lejonte korrupsionin me kusht te vetem ai te mos kundershtohej ne plotikat e tij.Per kete lexo Ismet Toton. Turqija e sotme Qemaliste eshte nje vend mik i shqiptareve kudo ne bote,nje komb i madh laik dhe mbi te gjitha Fuqija e Dyte Ushtarake e Aleances me te madhe ushtarake boterore,NATO. Respekt V.Stafa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat