PSG nuk kursen milionat, synon
Coutinhon ose Mbappen

PSG nuk kursen milionat, synon<br />Coutinhon ose Mbappen
PSG kërkon të kthehet në superfuqi absolute të futbollit.
 
Ekipi parizien kërkon të ndërtojë një skuadër dominuese në arenën europiane të futbollit me blerjet e goditura në merkato si transferimi mëi  kushtueshëm i të gjitha kohërave në futboll, ish-yllin e Barcelonës Neymar Jr.
 
Në radarin e klubit në pronësi të një shoqërie nga Katari janë dhe yje të tjerë si Phillipe Coutinho dhe Kylian Mbappe, të lakmuar nga gjigandët e fubollit Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City.
 
Francezët e PSG janë të gatshëm jo vetëm të konkurojnë për të dominuar sërish futbollin francez, por dhe të kthehen në një ndër ekipet pretendente të fitores së Ligës së Kampioneve, një kompeticion ku ata kanë arritur vetëm në raundin e çerekfinaleve dhe nuk e kanë prekur asnjeherë trofeun e ˝veshëve të të mëdhenj˝.
 
Drejtuesit e 6 herë kampionëve të Francës kanë nisur një fushatë agresive për të nënshkruar lojtarë ˝big˝.
Për Neymarin kërkohet një mbështetje solide në lojën e skuadrës dhe një nga alternativat më binëdse po tepër e kushtueshme është francezi 19-vjeçar Mbappe.
 
Sezoni i fundit tregoi se sulmuesi i kampionëve në fuqi të Francës, Monaco mund të kthehet në një nga lojtarët më të mirë në botë në vitet e ardhshme.
 
Ai renditet ndër sulmuesit me përqindjen më të lartë të shfrytëzimit të shanseve për gol në ndeshje.
 
Mbappe udhëhoqi dyshen e sulmit të Monacos me kolumbianin Radamel Falcao në fitoren e Ligue 1 dhe arritjes historike ne ½  Ligës së Kampioneve.
 
Specialstët e konsiderojnë atë si pasardhësi i denjë i sulmuesit legjendar të Arsenal Thierry Henry.
 
Mbappe është rrethuar nga oferta jo vetëm luksoze por dhe premtuese për një karrierë të suksesshme dhe dilema për tˈu larguar ose për të qëndruar te Monaco sa vjen dhe rritet me afrimin e fundit të merkatos në 31 gusht.
 
Nëse alternativa Mbappe nuk materializohet, miliarderi Al-Khelaifi ka ruajtur kartën rezervë të mesfushorit të avancuar të Liverpool-it Coutinho.
Por drejtuesit e ˝The Reds˝ këmbëngulin se ata nuk janë të gatshëm të shesin lojtarin e tyre më të cmuar.
 
Në fakt, Coutinho shihet si një partner ideal në sulmin e PSG-së, duke u nisur edhe nga aktivizimi i përbshkët që kanë me Kombëtaren e ˝Seleçao-s˝ në eliminatoret e Botërorit ˝Rusi 2018˝, ku kanë formuar një dyshe sulmi shumë efektive.
 
Por disa burime hedhin hije dyshimi në lidhje me qëndrimin e Coutinhos në Anfield Road.
 
Barcelona po tenton me të gjitha forcat  blerjen e brazilianit të Liverpool-it dhe aludohet se ai do të jetë një lojtar i ardhshëm i katalanasve.
 
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...