Paris Saint Germain dhe Real Madrid kanë rënë dakord për një marrëveshje me vlerë 250 milionë euro për shitjen e yllit të futbollit Kylian Mbappe, sipas raportimeve nga faqja e njohur e lajmeve PSG Community, e cila do të thyente rekordin botëror të transferimeve.
Gazeta franceze raporton se është mbajtur një takim mes pronarëve të PSG-së dhe përfaqësuesve të Real Madridit të mërkurën dhe se negociatat janë "përshpejtuar". Emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al Than, i cili është gjithashtu pronar i kampionëve të Ligue 1 dhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, kanë shkëmbyer mesazhe në orët e fundit për të arritur një marrëveshje.
Sipas informacioneve të PSG Community, shitja e sulmuesit do të jetë në vlerë fillestare prej 200 milionë euro me 50 milionë euro të tjera për shkak të bonuseve që lidhen me numrin e ndeshjeve që 24-vjeçari luan për Galaktikët dhe nëse Mbappe e merr në dorë çmimin më të lartë individual të sportit për lojtarin më të mirë në botë të njohur si "Topi i Artë".