PSG vijon fitoret, +10 nga Marseille
thyhen Lyon e Monaco

PSG vijon fitoret, +10 nga Marseille<br />thyhen Lyon e Monaco<br>
Parisi Saint Germain vijon serinë e fitoreve dhe shkëputjen nga ekipet që e ndjekin në luftën për titull në kampionatin francez.

PSG fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Troyes falë golave në pjesën e dytë nga Neymar në minutën e 73’ ndërsa Cavani dyfishoi rezultatin në fundin e ndeshjes. Vlen të theksohet se sulmuesi uruguajan humbi një penallti në minutën e 41’ të pjesës së parë.

Lyon dhe Marseille ndërruan vendet në tabelën e renditjes mbrëmjen e sotme pasi Lyon u mund në shtëpi  1-2 nga Lille, ndërsa Marseille fitoi 0-3 në fushën e Metz. Me këto rezultate Lyon zbriti në vendin e tretë në kuotën e 29 pikëve ndërsa Marseille shkoi në 31 pikë, PSG udhëheq ligën e parë franceze me 10 pikë diferencë nga vendi dytë.

Ndërkohë kampionët në fuqi, Monaco u mund nga Nantes me rezultatin 1-0, skuadra nga principata mbetet në vendin e katërt me 29 pikë dhe si duket e ka humbur shkëlqimin që kishte vjet pasi ka shiti një pjesë të yjeve të saj gjatë merkatos së verës.

Liga parë franceze kthehet në fundjavë me ndeshjet e javës së 16-të.


Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal