Psikoseksologia ngre alarmin: Adoleshentët të rrezikuar nga pornografia online dhe çrregullimet seksuale

Adoleshentët shqiptarë përballen me rrezikun e pornografisë online për shkak të përdorimit masiv të smartphone-ve dhe komunikimit seksual mes tyre. Është ky alarmi që ngre psikoseksologia Besarta Taçi e cila bën thirrje që prindërit të jenë sa më të kujdesshëm për të kuptuar se pse fëmijët e tyre kërkojnë të përjetojnë seksualitetin në mënyrë virtuale, çka do tu sjellë atyre çrregullime seksuale në të ardhmen. Taçi ishte e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, për të diskutuar mbi Sexting, komunikimin online me përmbajtje seksuale që sipas studimeve, sa vjen dhe po shndërrohet në një fenomen të rrezikshëm jo vetëm për të rinjtë por edhe për të miturit.

“Sot adoleshentët shqiptarë janë përballë përdorimit dhe abuzimit të pornografisë online. Përdorimi masiv i smartphone-ve dhe bulizmi në shkolla janë elementë që ndikojnë në përjetimin e seksualitetit online. Prindërit duhet të jenë tepër të kujdesshëm për të kuptuar disa tregues që sinjalizojnë që ka diçka që nuk shkon me fëmijët e tyre. Unë jam në kontakt me mësuesit të cilët janë ta alarmuar nga adoleshentë që gjithnjë e më shumë po përjetojnë seksualitetin e tyre në këtë mënyrë, çka për mua përbën një alarm”- tha Taçi.

Sipas psikoseksologes, sot gjithnjë e më shumë adoleshentët po shkëputen nga bota reale, duke përjetuar gjithçka, përfshirë edhe marrëdhëniet seksuale, nëpërmjet virtualitetit, çka sjell pasoja dhe çrregullime tek ata kur të rriten.

“Për një 12 vjeçar, kontakti i parë me seksualitetin është virtual. Janë bërë studime dhe vihet re që ka të rinj 19-20 vjeç me çrregullime seksuale për shkak të përjetimit të seksualitetit kur janë minorenë. Adoleshentët po shkëputen nga bota reale, ajo fizike, duke e zhvendosur gjithçka tek ajo virtuale. Sot 50 % e adoleshentëve rrinë nga 1-3 orë online dhe i kalojnë të gjitha fazat e një marrëdhënie, që nga njohja e deri tek raporti seksual fillimisht në botën virtuale. Por kur kalojnë në raportin seksual real, ata zhgënjehen sepse mendojnë se raporti virtual është më i i fuqishëm”. –shpjegoi psikoseksologia Rezarta Taçi.

Sipas saj, këto tema janë ende tabu dhe për shumë prindër është e vështirë të kuptojnë rrezikun real të një smartphone në duart e një adoleshenti.

Sexting është shkëmbimi i mesazheve të qarta seksuale përfshirë imazhe apo fotografi, mes dy partnerëve nëpërmjet telefonave celularë. Sipas Taçit, ekspozimi në mënyrë të drejtpërdrejtë tek fotografitë apo videot me përmbajtje erotike apo seksuale tek moshat më të vogla se 13 vjeç është tepër problematike dhe i ekspozon të miturit ndaj rreziqeve të shumta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 01/05/2018 12:43

    Urgjentisht,institucionet perkatese duhet te nderhyjne sepse brezat e rinj jane jo te rrezikuare por te shkaterruare nga fenomeni I porrnografise ne internet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione