Anëtari i FRPD-së në Durrës, Orest Berbei i ftuar në Report Tv u pyet edhe mbi deklaratën e Sali Berishës, i cili i shpalli tradhtarë që kanë punuar për PS, ata që morën pjesë në foltoren e Ervin Salianjit. Berberi, i cili ishte po ashtu në takim, tha se të gjithë kanë bërë fushatë për PD më 11 maj dhe sfidoi kandidatët për deputetë që të dalin e të thonë të kundërtën.

“Unë si një nga të rinjtë më të angazhuar në fushatën e 11 majit, e dinë që kam qenë në fushatë. Një pjesë e mirë e atyre që ishin aty kanë qenë në fushatë, jo në ballë të luftës, por kanë qenë pjesë e fushatës dhe kanë ndihmuar kandidatë të listës së hapur dhe kanë bërë vota për PD. Nëse ndonjë nga kandidatët që është ndihmuar nuk ka ndjerë mbështetjen, të dalë e të thotë që s’kanë punuar. Këto janë diskutime që dalin më mbrapa kur prishen interesa”, theksoi ai.


Lajmi kryesor:

Iu bashkua Foltores së Salianjit, i riu demokrat i përgjigjet Berishës: S’jemi grup armiqësor, duam që PD të ristrukturohet