PS-ja e përjashtoi, Gjetani për Report Tv: Zgjodha LSI-në se është parti e shqiptarëve (VIDEO)

I përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialistë Gjetan Gjetani ka zgjedhur që t'i bashkohet LSI, që sipas tij është një forcë që ka arritur të fitojë besimin e shqiptarëve. Për Gjetanin kjo zgjedhje ka ardhur pas tërmetit ku nuk ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama. "Unë kam 16 muaj që jam larguar nga grupi i PS, më saktë më ka përjashtuar Edi Rama.

Nuk kam ndërmend që të merrem me politikë, kam pritur që të përfundojë mandati, por rasti i tërmetit më bëri të ndryshojë mendje. Kam parë që Rama ka pasur një mllef për qytetarët e Kurbinit dhe kjo është e pafalshme.  Në Kurbin në administratë ka njerëz të paaftë dhe tërmeti më bindi që t’i bashkëngjitem një tjetër force politike. Arsyeja përse ju bashkova LSI është se kjo forcë politike ka fituar besimin e qytetarëve shqiptarë dhe LSI është parti e shqiptarëve" tha ai.

I pyetur nëse do të kandidojë për një mandat tjetër Gjetani ka theksuar se ajo do të jetë një zgjedhje që do e marrë bashkë me strukturat e LSI. I pyetur në lidhje me djegien e mandateve nga opozita Gjetani e ka quajtur një vendim të gabuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjetua: 28/01/2020 22:06

    E harrove kur ishe Drejtor Hippteke ne Kurbin zotrote? Nuk le pisllëk pa bere per te vjedhur leke nga qytetaret. Do beje mire te mbyllje gojen dhe te rrije ne ndonje qoshe o kokethumb. Nuk behesh me deputet zotrote sikur te behesh edhe me dreqin.

    Përgjigju
  • Alfons: 28/01/2020 19:41

    Gjen veten tende aty ,se ajo eshte parti qe perfaqeson hajdutet e shqiperise.

    Përgjigju
  • ani: 28/01/2020 18:06

    po nese ke zgjedh Lsi pse nuk e leshon mandatin sic ka bere ajo parti

    Përgjigju
  • Gjeto-Gjetani: 28/01/2020 16:44

    LSI thote Getoja eshte parti e shqiptarev te leshit dhise,o tu mbydhte e mendjes o kok qoshe qe qenke plloce fare,Lesh e Lija parti e shqiptareve,sa turp o kok loqe mos e thuaj me se eshte turp i madh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!