PS-PD ndezën motorët e fushatës, Meta: Verbëria për pushtet ka krijuar tension artificial pa pasur datë zgjedhjesh

Presidenti Ilir Meta kritikon shumicën socialiste dhe opozitën e drejtuar nga Partia Demokratike për 'ndezjen e motorëve' të fushatës për zgjedhjet parlamentare një vit përpara. Kreu i shtetit thotë se edhe pse nuk ka datë zgjedhjesh ende në horizont kemi një tension artificial sikur zgjedhjet do jenë nesër.

Duke marrë shembullin e Maqedonisë që pas pak ditësh do të mbajë zgjedhjet, Ilir Meta vijon më tej me një mesazh direkt për PS-në dhe PD-në duke thënë se verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta. Presidenti kërkon që të jetë në vëmendje pandemia dhe kushtet për negociatat.

"Edhe pse zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Maqedoninë e Veriut do mbahen vetëm pas pak ditësh, një atmosferë sigurie dhe demokracie mbizotëron falë pjekurisë të lidershipit politik në tërësi, por edhe funksionimit normal të institucioneve. Ndërsa fatkeqësisht te ne edhe pse nuk ka as datë zgjedhjesh ende në horizont kemi një tension artificial sikur zgjedhjet do jenë nesër. Ndërkohë që edhe pandemia është në rritje së bashku edhe me defiçitin dhe borxhin publik.

Verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta. Ndaj s'duhet humbur më asnjë minutë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave në mënyrë që të ecim së bashku me fqinjët tanë drejt Bashkimit Europian. Përballimi i pandemisë dhe plotësimi i kushteve duhet të jenë dy objektivat madhore për të gjithë. E para mbron shëndetin dhe jetën e çdo qytetari, ndërsa e dyta shpëton të ardhmen europiane të vendit për të cilën të gjithë përbetohen me fjalë dhe programe. Koha për vepra të mira është tani" shkruan Meta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/07/2020 02:59

    Na prih o baba Meta,na prih ,asnje parti nuk ka haruar te marre avdes tek TY,na cakto diten e zgjedhjeve na prih ne zgjedhje ,sic di vetem TI te prish ne valle!

    Përgjigju
  • ERP: 09/07/2020 14:47

    Thote hajduti kapeni hajdutin. Dhe ti je hajdut i pare me ze e figure

    Përgjigju
  • I tej: 09/07/2020 13:54

    Meta HAJDUT

    Përgjigju
  • FATMIRI: 09/07/2020 11:56

    I VERBER PER PUSHTET JE TI O HAJDUT O MAFJOZ

    Përgjigju
  • bolet e dashit: 09/07/2020 11:54

    Presidenti e ka sakte, se zonja e pare munika, ka 7 vjet qe pret te behen zgjedhje te parakohshme,pret dite e nate qe t'i bihen bolet dashit

    Përgjigju
    • Haha: 09/07/2020 13:55

      E kur ti bien bolet dashit Munika oho sa lezet

  • YYY: 09/07/2020 11:48

    Ke njefare te drejte. Po pse po shqetesohesh tani qe ka filluar te levize PS, nderkohe qe Luli e PD e ka filluar fushaten prej kohesh?! Apo te tjeret kane te drejte, vetem Rama jo?!

    Përgjigju
  • Like: 09/07/2020 11:46

    Te flasi likja per pushtet esht si te thon prostitutat jan te virgjera. Te spostuan me lezet nga pushteti like kismet nga 2029 tani po ju kurverove prap PS.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë