PSV 91 e Petro Koçit shkrihet me
PS-në: Vendimi në të mirë të fitores

PSV 91 e Petro Koçit shkrihet me <br />PS-në: Vendimi në të mirë të fitores
TIRANE- Pesë vjet pas shkëputjes, Petro Koci vendos rikthimin në Partinë Socialiste. Nëpërmjet rrjetit social facebook, Koçi, kryetari i Partisë Socialiste e Vërtetë, 1991, lajmëroi bashkimin e partisë së tij me socialistët.

Ai ka deklaruar se vendimin vjen pas bashkimit në një koalicion të partive të majta në Shqipëri në funksion të fitores në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit. “Duke pas qenë bashkëthemelues, bashkëluftëtar dhe bashkëdrejtues i PSSH dhe i bindur se ne socialistët mund të bëjmë një Shqipëri shumë më të mirë, deklaroj që sot bashkimin me PS”, thekson në qëndrimin e tij, Petro Koçi.

DEKLARATE PUBLIKE

Në cilësinë e Kryetarit të PSV 91,
1. Pas bashkimit te së majtës socialiste me kthimin e LSI në Koalicionin e Majtë
2. Me realizimin e objektivit për ndërtimin e një koalicioni opozitar me një numër të madh subjektesh elektoralë
3. Duke patur parasysh teknologjinë e sistemit aktual zgjedhor
4. Duke falenderuar gjithë bashkëpunëtorët luajalë në procesin e formimit dhe funksionimit të PSV 91
5. Duke rikujtuar se u riktheva në krye të PSV91 në Nëntor 2009 vetëm për të mos lejuar planin e kalimit të partisë në prehrin e maxhorancës së drejtuar nga Sali Berisha
6. Duke u shprehur mirënjohje të thellë për bashkëpunimin në ditët e vështira opozitare Kryetarëve të partive të opozitës Edi Rama, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Vangjel Dule si edhe për një periudhë ta caktuar Nard Ndoka
7. Duke e konsideruar kuptimpaktë konkurrimin e disa partive socialiste , përfshirë edhe PSV91 brenda të njëjtit koalicion elektoral
8. I ndërgjegjshëm se misioni politik i PSV91 ishte afatshkurtër
9. I sigurt se mbi 90% e votave që fiton PSV i shkëputen Partisë Socialiste
10. Duke llogaritur se votat e fituara prej PSV 91 mund të kthehen në mandate parlamentare për subjekte që në Koalicionin Opozitar renditen të dytat ose të tretat duke dëmtuar kësisoj rezultatin e PS
11. Duke përshëndetur dhe aprovuar Programin Politik dhe Qeverisës të PS
12. Duke pas qenë bashkëthemelues, bashkëluftëtar dhe bashkëdrejtues i PSSH
13. I bindur se ne socialistët mund të bëjmë një Shqipëri shumë më të mirë



petro koci


(Petro Koçi, kryetari i Partisë Socialiste e Vërtetë, 1991, lajmëroi bashkimin e partisë së tij me socialistët në FB)
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë