Shpërthyese dhe energjike ka qenë performanca e këngëtarit korean Psy, mbërmjen e djeshme në Seul.
Ai ka ngritur në këmbë duke kërcyer e duke brohoritur 50 mijë fansa të pranishëm në koncertin e zhvilluar në Kore.

Psy, i cili është bërë super i njohur me hitin e tij “Gangnam Style”, para dy ditësh publikoi klipin më të ri “Gentelman”, e cila ka rrëmbyer miliona klikime në You Tube.

35 vjeçari ka dalë në skenë i shoqëruar nga shumë balerinë duke performuar kërcimin e tij karakteristik dhe shumë humoristik në të njëjtën kohë.

Ai është shfaqur me veshje të ndryshme të dizajnuara në një mënyrë të veçantë, të cilat e kanë lënë të surprizuar publikun.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com