Publikimi i pagave, Alibeaj: Faqja tjetër e medaljes së skandalit të patronazhistëve! Kërcënim i drejtpërdrejtë për jetët e mbi 600 mijë shqiptarëve, duhet përgjigj e drejtësisë

Partia Demokratike kërkon transperencë të hetimeve lidhur me skandalin e publikimit të pagave. Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj  në një deklaratë për mediat e konsideruar skandalin faqen tjetër të 'skandalit të patronazhistëve'. Ai u shpreh se përgjegjësia për këtë ngjarje bie mbi Prokurorinë e Posaçme (SPAK) pasi do të duhej të kishte hetuar me 'seriozitet çështjen e patronazhistëve.

"Prej ditësh, të dhënat më të ndjeshme të qytetarëve shqiptarë janë hedhur në Pazar dhe po kalojnë dorë më dorë, brenda dhe jashtë vendit, në atë që është faqja tjetër medaljes së skandalit të pandëshkuar të patronazhistëve. Përgjegjësia bie dhe mbi SPAK, institucioni që duhet te kishte hetuar me seriozitet dhe deri me fund skandalin me të dhënat personale të qytetarëve që Partia Socialiste përdori nëpërmjet patronazhistëve për zgjedhjet e 25 prillit. Vënia para përgjegjësisë e autorëve të vërtetë të skandalit të patronazhistëve, do të ishte shenjë e seriozitetit të hetimeve për një nga aktet që shënoi një nga kulmet e masakrës zgjedhore të 25 prillit", tha Alibeaj.

Ai i bën thirrje drejtësisë që të gjejë dhe të ndëshkojë autorët, teksa shton se publikimi i këtyre të dhënave është kërcënim i drejtpërdrejtë për jetët e mbi 600 mijë shqiptarëve.

"Por kur SPAK hesht, është e qartë se manipulatorët e politikës nuk frikësohen të zgjasin duart dhe të ndërhyjnë atje ku çdo shqiptar i ka besuar shtetit të dhënat e tij personale. Është e qartë që ideatorët dhe zbatuesit e skemës së publikimit të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë, si në rastin e patronazhistëve ashtu dhe në atë të disa ditëve më parë, është kupola e korruptuar e partisë shtet, e aftë për të përdorur çdo mënyrë dhe mjet në funksion në interesit personal. Qytetarët shqiptarë, të shantazhuar, të dhunuar në privatësinë e tyre dhe të ekspozuar ndaj çdo keqbërësi, presin një përgjigje të fortë dhe të qartë nga drejtësia, sepse mungesa e ndëshkimit të autorëve të skandalit të patronazhistëve, sot po kthehet në kërcënim të drejtpërdrejtë për jetët e mbi 600 mijë shqiptarëve", shtoi ai.

Komentet dhe reagimet e kryeministrit Edi Rama mbi këtë skandal, për Alibeajn janë 'dalje butaforike dhe batuta'.

"Përballë kësaj rrokopuje të shtetit shqiptar, përballë pasigurisë dhe mosbesimit që nxit te qytetarët shndërrimi i shtetit në një han pa porta, për shkak të interesave politike të partisë shtet, Prokuroria ka për detyrë të bëjë transparencë mbi hetimet për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.  Kjo është një ngjarje e rëndë dhe përtej sekretit hetimor, shqiptarët kane të drejtë të dinë se ç’po ndodh ndërkohë me këtë cenim të rëndë të të drejtave të tyre themelore, me pasoja të rënda për jetën private dhe profesionale të secilit prej të dëmtuarve. Qeveria nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë për këtë skandal të madh. Daljet butaforike dhe batutat e Edi Rames nuk mund të lënë në harresë faktin që të dhënat sensitive të mbi 630 mijë shqiptarëve janë sot në duart e bandave dhe kriminelëve", u shpreh ai.

Skandali mbi rrjedhjen e informacionit për pagat e mbi 694 mijë punonjësve shqiptarë, në sektorin publik dhe atë privat, cenoi të dhënat personale të qytetarëve duke i bërë ata për të rrezikuar nga hackerat dhe grupet kriminale. Më 24 dhjetor u publikua edhe lista e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 27/12/2021 16:07

    pa dash me be thashetheme goje te liga thone qe ne cimenton elbasan ose ne guroren letan paguhet me 10 miljon ne muaj dhe babai i taulantit.mos u kapni vetem me alqin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë