Publikimi i pagave, eksperti në Report TV: Të bëhet me referendum! Taksimi i profesioneve të lira do rrisë koston e shërbimit dhe informalitetin

TIRANË- Mateo Spaho, eksperti i ekonomisë është shprehur kundër publikimit të pagave një herë në vit, siç kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar. Në emisionin 'Studio Live' në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Spaho tha se një gjë e tillë duhet të bëhet me referendum, pra duhen pyetur drejtpërdrejtë qytetarët dhe jo me anë të Këshillimit Publik.


"Do të ishim vendi i parë ndër vendet demokratike që do e aplikonim, se të dhënat personale janë pjesë të drejtave të njeriut, unë e kam këtë të drejtë, jo publiku i gjerë, kjo është pjesë e privatësisë së individit, konkurrentëve, apo privatësia nga të afërmit. Të bëhet me referendum, jo me sondazhet që bën kryeministri, kjo është më e ndershme, të votojnë shqiptarët, kjo është demokracia e drejtpërdrejtë", deklaroi Spaho.

Eksperti shtoi se institucionet nuk kishin psetë prisnin publikimin e pagave, sepse i kishin këto informacione dhe nga aty mund të kuptonin që kishte biznese që nuk deklaronin punonjësit.

"Nuk kishim pse të prisnim që të dilnin këto të dhëna publikisht, sepse institucionet i kane ditur, më cudit që nuk ka pasur asnjë strategji për daljen e shqiptarëve nga varfëria", vijoi ai.

Ndalur në nismën tjetër të paralajmëruar nga qeveria, ai është shprehur se taksimi i profesioneve të lira do të sillte së pari shtrenjtim të shërbimeve që ofrojnë këto persona si edhe do të rriste informalitetit. Eksperti shtoi se zgjidhja në rastin konkret do të ishte një taksë vjetore, dhe jo mbi bazën e të ardhurave që fitohen në muaj. Për këtë dha edhe një shembull.

"Ato që nuk janë të punësuar, por ushtrojnë veçmas profesionin e tyre, ato kanë qenë të taksuar më parë, tatim mbi vlerën e shtuar, kjo u hoq dhe u vendosën disa taksa dhe deri në një limit të caktuar u la që të mos paguanin. Vijnë me frikë  ekonomike, se buxheti ka frikë për shkak të ardhura, Ministria e Financave ka dalë në treg me bono thesari dhe nuk i kanë blerë askush, këtu lind një pikërpyetje e madhe, që thotë që borxhi shqiptar nuk është më i sigurt, pra duhen më shumë para për të paguar borxhit, kur banka të thotë do të të rris këstin se do të të rris interesin dhe kështu ti do duhet të shtrëngohesh, kjo tregon.  Do të ndikojë në shtrenjtimin e shërbimit, në Shqipëri kemi një situatë ku informaliteti në këtë fushë është shumë i gjerë, kur ne nuk i shënojmë fare vizitën, s'kam ca takse të paguar, nëse vendosim një taksë nuk kemi gjasa që ta nxjerrim në treg, nëse do ishte një takse vjetore do të ishte më e lehtë, kur taksa lidhet me shërbimin, atëherë të gjithë kanë tendencën që të fshehin shërbimet që japin, psh hidrauliku do të të thotë 80 mijë lekë pa faturë, 100 me faturë, kë do zgjedhin shqiptarët, atë pa faturë", tha Spaho.

Një zgjidhje në plan afatgjatë, për ekspertin është edhe frenimi i koncesioneve.

"Mos të firmosim koncesione të reja se po e zgjerojmë gropën dhe është një problem që nuk e kupton sot se sa është kosto, në praktikë kupton që nga viti -4-5 duken këto pagesa dhe në vitin 8-9 del e gjitha pjesa që duhet të paguar interesa, asnjë institucion nuk ke nëse duhen rishikuar apo jo", shtoi ai.

Spaho është deklaruar kundër Bordeve të ngritur në kohën e krizës për naftën dhe çmimet e produkteve të shportës, teksa paralajmëroi se edhe për 12 muaj e ardhshëm çmimet do të jetë në larta, ndoshta dhe më shumë nga sa janë tani.

"Edhe për 12 muaj në vijim mund të kemi çmime më të larta, madje mund të kemi një rritje të mëtejshme. Kemi 12 inspektorate, rreth 7000 mijë të punësuar, ca pune kanë bërë pse duhet të kemi një bord kur kemi gjithë këto të punësuar që duhet të kontrollojnë çmimet në të gjitha hallkat, kjo është një gjendje demagogjike që mbulon një falimentim institucional, tani që kemi bordin do zgjidhe gjëra, nëse do doje eficensë,  6000 të punësuarit duhet t'i çoje në shtëpi", përfundoi Spaho në Report Tv.

Kujtojmë që në kuadër të luftës ndaj informalitetit të pagave, kryeministri Edi Rama doli në konferencë për mediat 2 ditë më parë duke thënë se njoftoi se nga 1 qershori, do të ndryshojë ligji dhe do të tatohen profesionet e lira, si edhe do të pyeten shqiptarët në Këshillimin Publik nëse duan që të publikohen rrogat 1 herë në vit.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani 

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Peshorja: 19/05/2022 00:32

    Nese bëhet edhe taksimi prof lira nis cdo gje të rritet për mendimin tim pas super inflacionut që kemi 2022 duhet në pranvere 2023 të bëhen keto ndryshimi, në të kundert shtresa mesme dhe e ulet do bëhen shtresa të mbaruar a komplet me 40,000 lek rroge nuk jetohet as 10 ditë në Tirane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë