TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka dhënë një prononcim përsa i takon publikimit të tezës së provimit të Anglishtes në maturën shtetërore. Kushi thotë se pavarësisht publikimit të tezës procesi nuk është cenuar. Ministrja shprehet se teza ka dalë pasi nxënësit e arsimit para universitar ishin futur në provim.

Ndër të tjera ajo bëri me dije se mesa duket është e njëjta dorë që publikon tezat.

“Detaj që nuk e cenon procesin. Është e parapërgatitur, bëhet për të vënë në dyshim procesin. Me sa duket ka njerëz që angazhohen për një gjë të tillë, është e njëjta dorë që i publikon. Pavarësisht se testi doli, nuk ka hyrë i zgjidhur tek maturantët, sepse provimi kishte filluar. Maturantët të jenë më të ndërgjegjshëm, ka shumë tentativa për të marrë celularët”- tha ajo

Kujtojmë se teza e provimit filloi të qarkullonte ne rrjet me zgjedhje alternative gjatë kohës që ishte duke u realizuar provimi, duke shkelur kështu edhe rregullore e MAS për provimet e maturës shtetërore 2023.