Ngjarja ndodhi më 8 mars, rreth orës 10:30 të paradites te zona e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet.
Autori që duket më qartë nga fotografitë e publikuara sot, shoqërohej dhe nga një person tjetër në momentin kur dhunuan gazetarin dhe u larguan nga vendngjarja.
Pas publikimit të këtyre fotografive që u bashkëngjiten atyre të mëparshmeve kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e agresorit.
Policia ka vënë në dispozicion numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134, si dhe shumën prej 5 milionë lekësh për çdo informacion.
Nga ana tjetër, CityNews ka ofruar edhe 5 milionë lekë të tjera për identifikimin e autorit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com