Përmes një ceremonie të veçantë, Emma Stone dhe Seth MacFarlane, kanë bërë të ditur edhe listën e filmave kandidatë për çmimin “Filmi më i mire në gjuhën e huaj” ku konkurrojnë të gjithë prodhimet kinematografike botërore jashtë Hollywood-it
Pretendenti kryesor është filmi “Amour”, i regjisorit austriak Michale Haneke, i cili është nominuar në kategoritë për filmin dhe regjinë më të mirë dhe e veçantja e nominimeve për këtë film është edhe çmimi për aktoren, Emmanuelle Riva, 85-vjeçare, e cila është pretendentja më e vjetër për çmim në historinë e “Oscar”- it
Nominimet e tjera në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhën e huaj” shkuan për filmin danez “ A royal Affair” që flet për dashurinë sekrete të një mbretëreshe.
Më pas vijnë filmi norvegjez "Kon-Tiki", dhe filmi kilian “No” ku rrëfehet grushti i shtetit të Pinochetit në vitin 1988 dhe në fund renditet filmi kanadez “War Witch” ku flitet pë një vajzë 14-vjeçare e cila rrëfen historinë e jetës së saj gjatë luftës në një vend të Afrikës Jugore.
Ceremonia e 85-të e ndarjes së çmimeve Oskar për “Filmi më i mirë në gjuhën e huaj” do të zhvillohet më 24 shkurt.
(l.c/xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com