Luana Vjollca i siguroi vetes një duet goxha të fuqishëm me liderin e grupit të njohur Babastars, Getoar Selimi, i njohur ndryshe si Ghetto Geasy.

Nuk e dimë nëse ky bashkëpunim do vinte në ndonjë të ardhme, por është e sigurt që gjërat janë përshpejtuar falë 'lidhjes familjare' që kanë të dy.

Kënga që pritet të dalë shumë shpejt në treg, do ta vulosë njëherë e mirë marrëdhënien e shumëpërfolur mes Getoarit dhe Marina Vjollcës, pasi diçka e tillë nënkuptohet në tekst.

Një pjesë e tekstit është siguruar nga burime të afërta me këngëtarët: 

Tirana Lifestyle, vi prej Prishtinës,
 Prishtinali jom, emri origjinës
 Geasy Genius, kallzoju krejt gjinjës,
 Jam marinari i vetëm i krejt marinës”


Kënga pritet të jetë hit i kësaj vere dhe mbase cifti simpatik do të dalë publik pas saj.

Redaksia Online
(m.p/shhqiptarja.com)