Publikohet dokumenti i marrëveshjes, zbardhen partitë në koalicion me Bashën! Udhëheq PD, dorëzohet në KQZ nga Kaso

Publikohet dokumenti i marrëveshjes, zbardhen partitë në koalicion me Bashën! Udhëheq PD, dorëzohet në KQZ nga Kaso

Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku ka zbardhur dokumentin e marrëveshjes së firmosur për koalicionin mes kreut të PD Lulzim Basha me aleatëve të tij, për të dalë së bashku në zgjedhjet e 25 prillit.

Siç specifikohet edhe në dokument, PD do të jetë udhëheqëse e koaliconit opozitar ndërsa për dorëzimin e marrëveshjes në KQZ është autorizuar Ivi Kaso

Termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit, në dokumentin e marrëveshjes theksohet se do të përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij. Numri përkatës i kandidatëve qe do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve të koalicionit, sipas modelit të përcaktuar në aneksin e Udhézimit nr. I dt. 23.12.2020 te KQZ.

( Kliko këtu ) Marrëveshja e plotë

MARRËVESHJA PËR KRIJIMIN E KOALICIONIT dhe LISTA E ALETËVE:

“PARTIA DEMOKRATIKE – ALEANCA PER NDRYSHIM”

Sot më datë 23.02.2021, ne, partitë politike të mëposhtme:  

Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë.

Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë. 

Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë, Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama.

Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime në veprimtarinë e përgjithshme politike, si edhe në vizionin për qeverisjen e vendit. Dëshirojmë të koordinojmë angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashkët politike dhe prandaj

VENDOSËM QË:

1. Të formojmë një Koalicion për të konkuruar së bashku në zgjedhjet për kuvendin të datës 25 Prill 2021.

2. Emri i koalicionit është “Partia Demokratike – Alenaca per Ndryshim”

3. Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “PD - AN”   

    Sigla e Koalicionit është PD

    Partia udhëheqëse e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë.

4. Të autorizojmë Z. Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor.

5. Të autorizojmë Z. Ivi Kaso që:

  1. Të paraqesë kërkesë për regjistrimin e Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim”, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së.
  2. Të përfaqësojë Koalicionin gjatë procedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.
  3. Të caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin.

6. Termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit do të përcaktohen   nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij. Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve të koalicionit, sipas modelit të përcaktuar në aneksin e Udhëzimit nr. 1 dt. 23.12.2020 të KQZ.

7. Në listën shumëemërore të koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale që rezulton për secilën parti. Kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësive partiake.

8. Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë ditën e nënshkrimit të saj.

Partitë e Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim”, firmëtare të kësaj marrëveshje, janë:

PARTIA DEMOKRATIKE

Kryetari

Lulzim BASHA

..........................

PARTIA REPUBLIKANE

Kryetari

Fatmir MEDIU

..........................

PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET

Kryetari, Shpëtim IDRIZI
..........................

PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR

Kryetari

Dashamir SHEHI

..........................

PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Kryetari

Vangjel DULE

..........................

PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE

Kryetari

Agron DUKA
..........................

PARTIA DEMOKRISTIANE

Kryetari

Nard Ndoka

..........................

PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE

Kryetari Bamir TOPI 

...........................

PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT

Kryetari

Arian STAROVA

..........................

PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT

Kryetari

Artur ROSHI

..........................

PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT

Kryetari

Ylber VALTERI

..........................

PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL

Kryetari

Mustafa LICI

..........................

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT

Kryetari

Shpëtim Axhami

..........................

PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE

Kryetari

Dhimitër Muslia


Lajmi kryesor:

Finalizohet koalicioni ‘PD-Aleanca për ndryshim’, Topi firmos në minutat e fundit, dorëzohet në KQZ! Basha: Sot siguruam fitoren e Shqipërisë! Zbardhet marrëveshja mes PD dhe 12 aleatëve


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës