Autoritetet greke kanë përfunduar ekspertizën mjeko-ligjore të 26-vjeçarit shqiptar, që u gjet i vdekur dhe me kokë të prerë, të hënën në mëngjes në zonën e Igumenicës. Mediat greke të cilat citojnë raportin e autopsisë bëjnë me dije se shqiptari fillimisht është qëlluar me cifte,në mushkëri të riut iu gjet një plumb. Më pas i kanë prerë kokën në mënyrë macabre. 

“Koha e vdekjes ka qenë nata e së dielës. Në kufomën pa kokë nuk ka shenja dhune, që do të thotë se nuk ka pasur një përleshje mes tij dhe autorit”, shkruajnë mediat greke. Sipas hetuesve, prerja e kokës është bërë që vrasësi të fshihte gjurmët. Autoritetet po analizojnë telefonin e viktimës nga ku mund të gjejnë të dhëna të dobishme për të zbuluar motivet e vrasjes.

Mediat greke kanë publikuar një foto të trupit të gjetur pa kokë.KUJDES PAMJET JANE TE RENDA
trupi pa koke

Gjithashtu autoritetet helene kanë kërkuar edhe informacion nga pala shqiptare, pasi dyshohet se i riu shqiptar të jetë i përfshirë në aktivitetet kriminale, kjo pasi në trupi e tij janë gjetur tatuazhe të një burgu

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)