Publikohet fotoja, kush është 35-vjeçarja shqiptare që u ekzekutua me plumb në kokë në Itali! Bashkëshorti zbulon si mori vesh lajmin

Publikohet fotoja, kush është 35-vjeçarja shqiptare që u ekzekutua me plumb në kokë në Itali! Bashkëshorti zbulon si mori vesh lajmin

Nevila Pjetri dhe vendi ku u gjet e vrarë

Kjo është 35-vjeçarja, Nevila Pjetri, shqiptarja e cila u vra të dielën në Itali. Mediat italiane publikuan foton e gruas shqiptare, trupi i së cilës u gjet gjysmë i zhveshur në një përrua në Parmignola në Sarzara.

Shqiptarja u dhunua dhe më pas u qëllua me një plumb pas kokë. Sipas hetimeve paraprake dyshimet e para janë që ngjarja të ketë lidhje me botën e prostitucionit.

Nevlia Pjetri jetonte në Alteta, një fshat i vogël Massa, me bashkëshortin e saj, Leonardo Marku. Ata u martuan vitin e kaluar. Burri e mori vesh për vrasjen nga policia, kur i trokitën në derë mëngjesin e djeshëm. Ajo punonte zyrtarisht në një kamping përgjatë bregdetit, në Marina di Massa, ndërsa ai me profesion ishte kopshtar. 

Është vështirë të gjesh një të përbashkët midis hetimeve të karabinierëve, të cilët dyshojnë se ajo ishte një punonjëse seksi, dhe asaj që përshkruan bashkëshorti i saj.

‘Ajo doli nga shtëpia në orën 20.00 - tha ai - e prita gjithë mbrëmjen, nuk e kuptova pse nuk po kthehej. Më pas mbërritën karabinierët ...’.- tha Leonardo zemërthyer: ‘E kam dashur shumë’.

Sipas dyshimeve të hetuesve (ende te pakonfirmuara), ajo fillimisht është rrahur dhe më pas është vrarë me një të shtënë me pistoletë kalibri të vogël, ose është goditur me ndonjë kaçavide në veshin e majtë. Hetuesit dyshojnë se vrasja nuk ka ndodhur në vendin ku u gjet kufoma.  Do të jetë autopsia që do të zbardhë përfundimisht shkaqet e vdekjes.

 

 

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike