Publikohet Kalendari Turistik Kombëtar 2023, Rama: Çdokush do ketë mundësi të informohet mbi vendndodhjen e aktiviteteve të ndryshme në vend

Pasditen e sotme është publikuar kalendari turistik kombëtar për vitin 2023 që mund të aksesohet falas nga të gjithë qytetarët duke shkarkuar aplikacionin TEA (Tourism Events of Albania) ku do të pasqyrohen evente, feste dhe vende ku ndodhen site të ndryshme arkeologjike.

Gjatë prezantimit, mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se një aplikacion i tillë do të shërbejë për të informuar gjithmonë e më shumë persona mbi mundësitë turistike që ofron Shqipëria.

“Sot mund të themi që kemi një kalendar kulturor dhe artistik të gjithë Shqipërisë turistike i cili është i aksesueshëm nga kushdo përmes një aplikacioni të thjeshtë informues me shumë shije.  Është një punë e filluar prej vitesh, sot është në një fazë të re por në zhvillim të vazhdueshëm sepse ne besojmë shumë që Shqipëria turistike është përtej ujërave të mrekullueshëm të detit, përtej majave magjike të maleve, përtej luginave dhe bukurive natyrore në tërësi. Arsyet për ta vizituar Shqipërinë turistike janë shumë më tepër sesa kaq. Bashkimi i trashëgimisë kulturore, i artit, i gatimit dhe aktiviteteve tradicionale, janë një mundësi e jashtëzakonshme për të rritur kapacitetin që Shqipëria ka në thithjen e turistëve nga e gjithë bota.  Ky kalendar i jep mundësi kujtdo që përmes aplikacionit të jetë i informuar në kohë reale sipas vendndosdhjes për çdo mundësi që ka në një periumetër të caktuar për të aksesuar muzeume, site arkeologjike, teatro festa e kështu me rradhë”-tha Rama.

Duke folur edhe për synimet e Shqipërisë mbi turizmin, Rama tha se pritet që së shpejti, aeroporti i Tiranës të kalojë edhe atë të Beogradit sa i takon numrit të pasagjerëve brenda një viti, ndërsa theksoi se projeksionet për këtë vit është që të arrijë shifrën e 7 milionë pasagjerëve. Ai tha se së shpejti edhe aeroporti i Kukësit do të ketë fluks më të madh të pasagjerëve të cilët do të duan të vitizojnë bukuritë e zonës verilindore të Shqipërisë.

“Besoj që jemi sot në kushtet kur kemi të gjithë arsyet e botës të jemi super optimistë për Shqipërinë turistike. Mjafton të sjell në mendje aeroportin e Tiranës i cili jo shumë vite më parë numëronte më pak se 1 milionë pasagjerë ndërkohë që në vitin ku jemi projeksionet janë nga 6.5 deri në 7 milionë. Mund të arrijë të jetë aeroporti me numrin e pasagjerëve më të madh në Ballkan.  Kemi edhe aeroportin e Kukësit që ka hyrë në rrugën e sjelljes së vizitorëve dhe do ketë gjithmonë e më shumë turistë  Por edhe aeroporti i Vlorës që tanimë është në fazë më të përparuar të punimeve”- tha Rama.

Në aplikacionin TEA (Kalendarit Turistik të Shqipërisë) do të pasqyrohen eventet e kategorive të ndryshme si Art Fest, Trashëgimi Kulturore, Festivale Muzikore, Sport, Koncerte, Folklor, Festa Lokale, Arte Pamore, Agroturizëm e Kulinari dhe Teatër. Janë mbledhur në çdo cep të Shqipërisë mbi 1.110 evente  nga më të ndryshmet dhe TEA do të sjellë informacionin për çdo event, për çdo preference e grupmoshë, në shqip e në anglisht.

Çdo event brenda aplikacionit do të ketë faqen e tij të dedikuar me informacion të detajuar dhe përdoruesit do të njoftohen për eventet e tyre të preferuara kur data e tyre të afrojë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:37
Kalendari Turistik Kombëtar 2023, mbi 1100 evente të ndryshme përcillen nga aplikacioni 'TEA' në shqip dhe anglisht

Tourism Events of Albania është aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri, si kalendari i parë digjital për eventet e turizmit kulturor, sporteve dhe të traditës, i disponueshëm në Apple Store dhe në Play Store.

Është projekt i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe i Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Ky kalendar dhe aplikacion u prezantua sot para Piramidës, në prani të kryeministrit Edi Rama, Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, Ministres së Kulturës, Elva Margariti dhe drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çelës.

Në aplikacionin TEA do të pasqyrohen eventet e kategorive të ndryshme si Art Fest, Trashëgimi Kulturore, Festivale Muzikore, Sport, Koncerte, Folklor, Festa Lokale, Arte Pamore, Agroturizëm e Kulinari dhe Teatër.

Janë mbledhur në çdo cep të Shqipërisë mbi 1.110 evente  nga më të ndryshmet dhe TEA do të sjellë informacionin për çdo event, për çdo preference e grupmoshë, në shqip e në anglisht.

Çdo event brenda aplikacionit do të ketë faqen e tij të dedikuar me informacion të detajuar dhe përdoruesit do të njoftohen për eventet e tyre të preferuara kur data e tyre të afrojë.

TEA ka edhe disa butona të tjerë të dobishëm për të përmirësuar përvojën e përdoruesëve të saj. Vetëm me një trokitje, butoni “Vendndodhja” do t’i drejtojë ata në vendin e ngjarjes. Butoni “Kalendari” e ruan ngjarjen në kalendarin personal të përdoruesit, duke u siguruar që ai të mos humbasë asnjë event për shkak të harresës në kohë. Dhe për kë dëshiron t’i ndajë emocionet që falin eventet e turizmit, butoni “Share” u lejon përdoruesëve të përhapin me lehtësi fjalën te miqtë dhe familjet e tyre. Dhe së fundi, butoni “Zemra”  u lejon atyre të ruajnë ngjarjet e tyre të preferuara në skedën e preferencave, në mënyrë që t’i rivizitojnë ato në çdo kohë.

Ora 20:03
Rama: Ka vende pune dhe paga konkurruese në industrinë e turizmit, problem serioz është krahu i punës

1687542311_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama duke u ndalur në industrinë e turizmit, theksoi se problemi më i madh me të cilin po përballet kjo industri është mungesa e punëtorëve. Ai tha se pagat në këtë sektor janë tepër konkurruese dhe se si pasojë e mungesës së punës, bizneset janë të detyruar të kërkojnë punonjës edhe nga jashtë vendit.

“Problemi sot në industrinë e turizmit nuk është a ka vende pune. Por krahu i punës. Ka shumë kërkesë nga industria për punonjës nga ata më të pakualifikuarit tek ata më të kualifikuarit. Ka gjithmonë e më shumë për të zgjeruar hapësirën e kërkesës përtej kufijve të Shqipërisë sepse ky është gjithmonë e më shumë problem serioz.

Pagat në këtë industri janë gjithmonë e më konkurruese dhe do jenë më shumë. Jemi në rajon ku janë ‘ujqërit më të mëdhenj’ të turizmit europian. Sepse e dimë shumë mirë se ç’është Greqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Italia që e kemi përballë”-tha Rama.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Udherrefyesi: 24/06/2023 09:28

    O mjeshter nxirr ne pune te gjithe ata butokrate qe rrine zyrave ne AC dhe kane frike nga djerset qe te kontrollojne guidat turistike te huaja qe vijne thone dhe bejne çju do qejfi me grupet turke, polake dhe sllave

    Përgjigju
  • Krahu i punës: 24/06/2023 08:02

    Krah pune ka sa të duash të kualifikuar të pakualifikuar, punëdhënësi dhe shteti janë problemi. Të dy këta të fundit mendojnë vetëm për vete, zoti për të tjerët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë