Publikoi foto me vrasjet e ISIS, PE
i heq imunitetin Marine Le Pen

Publikoi foto me vrasjet e ISIS, PE<br />i heq imunitetin Marine Le Pen
Deputetët europianë votuan për të hequr imunitetin e Marine Le Pen, në mënyrë që të lejojnë prokurorët francezë të ndërmarrin hapa ligjore kundër udhëheqëses së të djathtës ekstreme, për publikimin e imazheve të vrasjeve të kryera nga Shteti Islamik.

Ajo i publikoi fotot me imazhe brutale në dhjetor të vitit 2015, si reagim ndaj një gazetari që krahasoi Frontin Nacional me Shtetin Islamik.

Udhëheqësja e Frontit Nacional, Marine Le Pen është deputete e Parlamentit Europian që prej vitit 2004.

Ndërkohë Le Pen garon në zgjedhjet presidenciale të Francës që priten të zhvillohen në prill të këtij viti.

Vendimi për t’i dhënë fund imunitetit të Le Pen u konfirmua nga deputetët europianë gjatë sesionit plenar të së enjtes. Ekspertët thonë se kjo çështje ligjore ndaj Le Pen pritet të përfundojë shumë kohë pas zgjedhjeve presidenciale franceze, ku kryetarja e Frontit Nacional pritet që të arrijë në balotazh.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike