SHBA - Ish zyrtari i CIA-s është dënuar me 30 muaj burg për publikimin e identitetit të një agjenti të fshehtë në gazetë.

Ai i ka dhënë informacione një gazetari mbi hetimin e një terroristi që ishte përgjegjës për sulmet e 11 Shtatorit të vitit 2001.

John Kiriakou është zyrtari i parë i Agjencisë Qëndrore Amerikane që dënohet pas 27 viteve kur dikush ishte dënuar me burg për zbulimin e emrit të një agjenti të fshehtë të CIA-s.

Kiriakou doli në pension në vitin 2004 dhe u deklarua fajtor në tetor të vitit të kaluar nga gjykata e Aleksandrisë në Virxhinia për kompromentim të sigurisë së agjentëve sekretë.

(v.gj/shqiptarja.com)