Prokuroria ka dërguar për gjykim çështjen për reperin Arkimend Lushaj i njohur me pseudonimin “Stresi”.
 
Shkak për këtë është bërë një video e postuar në rrjetet sociale teksa ai qëllonte me një armë zjarri tip “Shotgun”.
 
Në videon e postuar prej tij, dukej teksa stresi së bashku me një nga shokët e tij qëllonin në ajër në ambiente publike ku kërkonin lirimin e kreut të AAK Ramush Haradinaj.  
 
Mbi reperin shqiptar rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)