Publikon foto nga çelja e fushatës së PS dhe PD, Rama: Kartolina nga 2 botë të ndryshme

Publikon foto nga çelja e fushatës së PS dhe PD, Rama: Kartolina nga 2 botë të ndryshme

Foto nga takimi i PS dhe PD

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar foto nga dita e djeshme, nga takimet e PS dhe PD për hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare më 25 prillit.

Rama përmes postimit në rrjetin e tij social Facebook, i ka vënë theksin diferencës mes tyre duke i konsideruar 2 botë të ndryshme.

Kjo pasi në takimin e hapjes së fushatës së PD-së është shkelur haptazi çdo masë anti-COVID, ndërsa në atë të PS-së është ruajtur distancimi social dhe të pranishmit kishin të vendosur maskën mbrojtëse.

Kryeministri ka publikuar gjithashtu edhe krahasimin e numrit të qytetarëve të cilët e kanë ndjekur “live” përmes rrjeteve sociale çeljen e dy fushatave.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dosja '5D' SPAK u komunikon akuzat ish drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha

Dosja '5D' SPAK u komunikon akuzat ish drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha