Publiku kërkon “Tri motrat” e
Çehovit, rikthehen për fundjavën

Publiku kërkon “Tri motrat” e<br />Çehovit, rikthehen për fundjavën
Teatri Kombëtar ka rikthyer edhe njëherë në skenë dramën “Tri motrat” të Çehovit. Pas premierës së shfaqjes së 16 e 17 janarit, kur u shitën të gjitha biletat, drama çehoviane me regji të Hervin Çulit vijoi të shfaqej me sukses çdo fundjavë.
 
E vlerësuar si për suksesin regjisorial dhe atë aktoresk e deri te skenografia e kostumografia, “Tri Motrat” u kthye në një nga premierat që mori vlerësime të mira nga kritika dhe media.
 
Teatri njofton se këtë herë “rezervimet për shfaqjen "Tri motrat" do të vazhdojnë edhe për datat 19, 20, dhe 21 shkurt, "pasi ka qenë publiku ai që ka pasur kërkesa dhe interes për shfaqjen". 

tri motrat
 
“Tri motrat” është një vepër që na kthen shumë mbrapa në histori. Në qendër  të dramës janë tri motrat; Olga, Masha dhe Irena.
 
Ngjarjet ndodhin në fillim të shekullit XX, në një fshat provincial ku tri motrat Prozorov jetojnë së bashku me vëllain e tyre Andrean. Olga, motra më e madhe është mësuese në një shkollë, Masha viktimë e një jete bashkëshortore jo të lumtur dhe Irena, e cila ëndërronte për Moskën dhe për jetën në qytet. Për Irenën dhe Andrean Moska ishte simbol i një jetese më të mirë dhe simbol i një jetese më të bukur.

tri motrat
 
Me vdekjen e babait të tyre familja kaloi në dorë të Andreas, i cili shumë shpejt do të martohej me Natashën, një grua që kërkon të sundoj tri motrat e familjes Prozorov. Jetesa pranë Natashës bëhet gjithnjë e më e vështirë për tri vajzat Prozorov.
 
Tri motrat të palumtura nga jeta që bënin ëndërronin pa fund të ktheheshin në Moskën e tyre të dashur. Andrea, shumë shpejt do të humbasë shtëpinë në bixhoz dhe Natasha do t’i përzërë nga shtëpia tri motrat, të cilat do të enden rrugëve duke kuptuar se si vlerat njerëzore zhduken dita-ditës. Zhvillohet një dramë e fortë midis dëshirës për t’u larguar drejt qytetit dhe midis ëndrrës për të mbajtur lartë vlerat njerëzore, e konceptuar sipas vperës së Çehovit.

tri motrat
 
Vepra ngjite në skenë me: Regji të Hervin Çulit, skenografi të Kisto Çalës, kostumografi të Berina Kokonës, Koreografi të Kozeta Bakiut. Në këtë dramë luajnë aktorët Flaura Kureta- Anila Bisha, Gladiola Harizaj- Eriona Kakeli, Elia Zaharia, Neritan Liçaj, Helidon Fino, Bujar Asqeriu, Naum Shunndi, Olta Gixhari-Ina Gjonçi, Indrit Çobani,Lulzim Zeqja, Gert Ferra, Mehdi Malka, Natasha Sela, GentiDdeçka,Rael Hoxha.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten