Publikuan lajmin se Erdogan është sëmurë, polica vë në hetim 30 persona: Shpërndanë lajme të rreme

Publikuan lajmin se Erdogan është sëmurë, polica vë në hetim 30 persona: Shpërndanë lajme të rreme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

TURQI- 30 persona janë vënë nën hetim nga autoritet turke pasi akuzohen se kanë shpërndarë dezinformata në rrjetet sociale për shëndetin e presidentit, Recep Tayyip Erdogan. Policia turke tha se këta persona kanë postuar lajme më përmbajtje të rreme në ‘Twitter’, madje kanë përdorur hashtagun #olmous, që në shqip do të thotë i vdekur.

Ky hashtag filloi të përdorej këto kur spekulimet për përkeqësim të shëndetit të Erdogan po rriten. Bashkëpunëtorët e tij janë munduar të shuajnë këto spekulime duke duke publikuar foto nga aktivitetet e Erdogan.

Erdogan, iu nënshtrua një operacioni në zorrë në vitin 2011. Ndërkohë lajmet se është diagnostikuar me sëmundje të rëndë, presidenti turk i ka mohuar. Ditën e djeshme Erdogan mori pjesë në disa ngjarje në kryeqytetin Ankara për të shënuar 19 vjetorin e ardhjes në pushtet të partisë së tij konservatore.

"Shefi ka mbërritur nga Stambolli në Ankara. Ai është shumë i shëndetshëm", shkroi një anëtar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim ( AKP), Ahmet Hamdi Camli.

Mirëpo vetëm dy ditë më parë një video e Erdogan ku mezi ecte është bërë virale në rrjet.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”