“Ju më duket se merrni seriozisht të marrët. Sipas Ajnshtajnit marrëzia dhe universi nuk deshifrohen. Universi ka filluar të deshifrohet me gjuhën e matematikës, marrëzia nuk kapet. Ti kuptove gjë nga ato që tha ai? Pse atë do pyesin njerëzit ku do bëjnë darkë. Është në hall dhe bërtet se ka shkelur ligjet, ka vrarë. Në çdo cep rruge një komplot shikon, njëherë flet me zotin, njëherë me të vdekurit”, u shpreh Ngjela.
NGJELA: KOMPLOT ME LUGE E PIRUNA
I pyetur nga Mira Kazhani për komplotin që deklaroi kreu i PD-së dje në mbledhjen e grupi, Ngjela tha se ajo ishte një darkë e thjeshtë ditëlindjeje dhe nuk mund ta bënin komplotin me lugë dhe piruna.
“Unë me filxhanin e kafes nuk jam marrë, të shikoj dhe filxhin e Saliut është e tepërt. Marrëzia nuk kapet. Aty ishin njerëzit e tij. Kush do ta bënte komplotin? Unë, Rama, Preçi, të tjerët ishin me të, komplot me thika dhe piruna do bënin ne? Ai është lokal publik çfarë komploti?”, tha Ngjela.
NGJELA: U THASHE LERENI SALIUN
“Preçi kishte 55 -vjetorin më ftoi mua, Ramën, Frangaj, Fevziun, Besnik Mustafain. Këta nuk janë kundërshtarë. Mos u mërzitën se u thashë unë lëreni Saliun. U thashë atyre mos i shkon nga mbrapa se të merr me vete, ai është kufomë dhe nuk fiton dot, do mundet këtë radhë fort. Kjo është historia që mund ta ketë mërzitur atë.
NGJELA: BERISHA ESHTE RRANGALLE
I pyetur për deklaratat që bën Berisha në mbledhjet e grupit për mesazhet private, Ngjela u shpreh se Berisha nuk është burrë shteti por një rrangallë.
“Më falni sa vjet ke që shikon stacionet perëndimore, ke parë ndonjë mostër si ky, hajvan? (qesh). Duhet të jesh burrë shteti, kurse ky është një rrangallë.
NGJELA: PD ME UJERA TE NDEJTURA
"Ujërat e ndejtura mbajnë erë, ujërat që qarkullojnë janë të freskët. Aristoteli thotë që një pushtet i gjatë të çon në sadizëm. Më shumë se Aristoteli çfarë do të thoja unë? Ku kanë parti ata, asnjëherë s’ka qenë parti. Asnjëherë s’ka qenë parti në kuptimin mirëfilltë të fjalës. Nisi të bëhej parti në ‘91 dhe këta që hodhi PP-ja i morën këta. Ky është më qesharaku. Qesharakja dhe tragjikja janë afër. Ky nuk bëri një gjë të saktë, nuk dihet ç’kërkon”, u shpreh Ngjela.
NGJELA: BERISHA DO E PESOJE SI ENVERI, PRISNI 6 DHE MUAJ
“Ka impulsin e shkatërrimit. E ka impuls apo qëllim atë nuk e di. Flas për shkatërrimin në Shqipëri, do hetohet dhe ka për tu rrëzuar. Nuk fiton më, do iki. Ka rënë nga pushtetit në mënyrë më banale në ‘97, e urren gjithë populli. Është e vështirë të jetosh në një shoqëri që mbasi ke shprehur urrejtje të të urrejnë. Kështu e pësoi Enver Hoxha, injektoi urrejtje dhe iu kthye mbrapsht. Janë bumerang, kthehen tek ty, e pëson edhe ti. Enver Hoxha e pësoi nga ligësia e tij. Çështja është që prisni dhe 6 muaj se çdo gjë do të rregullohet”, deklaroi Ngjela ne studion e A1Report.
NGJELA: SHQIPTARET DO VOTOJNE KUNDER KESAJ QEVERIE
“Zgjedhjet do të marrin votë racionale. E kanë kuptuar nëse këto zgjasin edhe 2 vjet do hanë supën e bashkisë. Njerëzit e kanë kuptuar që duhet ndryshim, duhet t’i drejtojë intelekti që të shpëtojnë. Shqiptarët e kanë vendosur që do të votojnë shumë ashpër kundër kësaj qeveria”, tha Spartak Ngjela.
NGJELA: NE QERSHOR BERISHA DO THYEJE QAFEN
“Enver Hoxha u kthye në patriotizëm se mbeti vetëm, nuk kishte më përkrahje. Fakti që futen në patriotizëm mërzit shqiptarët. Patriotizmin e kishin kundër këtij, asnjëri se beson se ia dinë lojën, ky s’ka vota dhe shyqyr që do iki. Do thyejë qafën në qershor dhe keni për të parë se çfarë do dali. Cili është patrioti që po vjen...
Ky do dilte, nuk kishte ç’të bënte se nuk e pranoi perëndimi. Shqiptarët nëse duan të shkojnë në Europë nuk shkojnë me këtë në krye. Nuk ka sens që mund të shkohet në Europë me të”.
NGJELA: BERISHA NUK E PRANON EUROPEN PER FIERIN
“Qeveria e dinte që nuk e merrte. Cilat nga ato kushtet ka realizuar qeveria? Për qarkun Fierit ky po prish Europën. Janë 3 ligjet, po ky nuk pranon Europën për Fierin. Ai është një njeri jashtë sensit logjik. Është një gënjeshtar, nuk ka asnjë vlerë, shet ato të NATO-s, ka bërë një zallamahi kaq të madhe. Ka dërguar të gjithë materialet e NATO-s ia ka çuar rusëve. Pas rënies shqiptarët do merren me dozat qesharake të tij”.
NGJELA: OPOZITA E PERGATITUR PER FITORE
“Opozita i ka marrë të gjitha masat që zgjedhjet të jenë të lira. Edhe nëse do të përdorë forcë është e përgatitur, edhe kartat, edhe listat e emigracionit. PS po i bën shumë mirë këto probleme, është fitore drastike”
NGJELA: META TE KORRIGJOJE GABIMIN ME RREZIMIN E SALIUT
“Në koalicion nuk është i parashikuar nga unë, është midis PS dhe LSI. Unë flas për opozitën kështu siç është fiton shumë bindshëm dhe thellë. Ilir meta ka aq kohë që të rikthehet me forcë politikës që të rregullojë gabimet. Midis politikës britanike dhe amerikane ka diferencë, britanikët nuk bëjnë gabime, amerikanët bëjnë gabime, ata fitojnë më shumë kur korrigjojnë gabimet. Rikthimi me rrëzimin e Saliut do pritej më mirë sesa gabimi që bëri kur u bashkua me ta”.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)