Kompania Johnson & Johnson (J&J) njoftoi të premten se do të tërheqë nga tregu amerikan 33,000 shishe me pudër bebesh pasi Administrata Amerikane për Ushqimet dhe Barnat (FDA) gjeti gjurmë asbesti krizotil në një nga shishet me pudër të blera në internet.
Sipas CNN, aksionet e J&J ranë me më shumë se 6%.
Kjo është hera e parë që kompania pranon të tërheqë produktet për kontaminim të mundshëm të asbesit si edhe hera e parë që FDA njofton gjetje të kimikatit të rrezikshëm.
Asbesti është ndër gjashtë mineralet e silikatit që gjendet në natyrë dhe kur hyn në organizëm shkakton sëmundje si asbestoza, kanceri i mushkërive, kanceri i laringut etj.
Ndërkohë "Johnson & Johnson" po përballet me më shumë se 15,000 padi nga konsumatorët që pretendojnë se produktet e kompanisë, duke përfshirë edhe Johnson’s Baby Powder, u kanë shkaktuar kancer.
Në dhjetor të 2018-s, aksionet e kompanisë ranë me 10% pas një raporti të publikuar nga Reuters, ku thuhej se J&J e dinte se në pudrën e bebeve ishte i pranishëm asbesti.
Raporti i Reuters citoi dokumente dhe prova të tjera që theksonin se drejtuesit e kompanisë, menaxherët, shkencëtarët, mjekët dhe avokatët kanë qenë në dijeni për problemin.
Në mars, u njoftua se në disa produkte kozmetike të shitura nga kompania "Claire dhe Justic", u gjetën talc dhe asbest shumë të dëmshme për shëndetin.
Gjithsesi kompania "Johnson & Johnson" theksoi në njoftimin e saj të Premten se po vepron e po merr masa.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5107
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot dita ndërkombëtare kundër kancerit
4 Shkurt, 08:35
-
Alarm për përbërje kancerogjene, SHBA ndalon ngjyruesin sintetik ‘Red No3’
17 Janar, 10:11
-
Alkooli edhe në sasi të vogla mund të shkaktojë kancer
3 Janar, 16:54
-
SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri
27 Dhjetor 2024, 11:13
-
39-vjeçari me kancer vdes te Onkologjiku, s’iu dha ilaçi për kimioterapinë! Babai për Report Tv: S'më dhanë as recetën ta bleja vetë
6 Tetor 2024, 15:37
-
Vuante nga kanceri, ndërron jetë në moshën 59-vjeçare ish-futbollisti i Italisë Toto Schillaci
18 Shtator 2024, 10:49
-
Eksperti për VOA: Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri në Ballkan, shumë më e lartë se sa në BE
8 Qershor 2024, 21:10
-
E trishtë/ Mësuese Ina Kasimati mbylli sytë! Kishte vite që luftonte kancerin
23 Mars 2024, 15:06
-
Princesha e Uellsit, Kate Midelton: Kam kancer! Po i nënshtrohem kimioterapisë! Videoja emocionuese: U desht kohë tia tregoja fëmijëve
22 Mars 2024, 19:08
-
Vaksinë kundër kancerit deri në 2030-n
7 Mars 2024, 16:22
-
Pacientët e Onkologjikut në mëshirë të fatit, Kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve: Mungojnë barnat për trajtimin e tumoreve
27 Shkurt 2024, 14:19
-
Proteza silikoni falas 35 grave, hoqën gjirin nga kanceri! Drejtori mjekësor i Onkologjikut, Nina: Protezat e paruket të mundësohen nga shteti
6 Shkurt 2024, 16:17