Puigdemont kërcënon sërish me 
​shpalljen e pavarësisë së Katalunjës

Puigdemont kërcënon sërish me <br />​shpalljen e pavarësisë së Katalunjës<br>
Në letrën e dytë të Carles Puigdemont, dorëzuar mëngjesin e së enjtes Mariano Rajoy, presidenti katalanas ka shkruar se nëse qeveria e madridit do të vendosë të aplikojë nenin 155 të kushtetutës, ai do t’i  kërkojë parlamentit të votojë shpalljen e pavarësisë . Vendimi është marë mbrëmjen e së mërkurës nga partia e Puigdemont, PDeCat.

“Nëse qeveria e shtetit spanjoll këmbëngul në refuzimin e dialogut dhe vazhdimin e represionit, atëherë parlamenti katalanas mund të vazhdojë, nëse e sheh të arsyeshme, të votojë për deklarimin zyrtar të pavarësisë”, shkruan Puigdemont.  

Me letrën e tij të fundit, lideri katalan për herë të dytë brenda javës shmang një ultimatum nga Madridi për heqjen dorë nga përpjekjet për shkëputje, pasi në të kundërt do të vinte në zbatim nenin 155 të kushtetutës, që i lejon qeverisë të pezullojë autonominë e Katalonjës. Ndërkaq mbërriti edhe përgjigja e Rajoy: “Kërcenim i papranueshëm’’ tha kryeministri spanjoll referuar letrës, ndërsa ka njoftuar që të shtunën të mblidhet Këshilli i Ministrave për të aktizivuar nenin 155 sipas së cilit vijohet me pezullimin e autonomisë katalanase.

Kësisoj dështuan tentativat për ndërmjetesim. Rajoy dhe socialisti Pedro Sánchez i kishin propozuar Puigdemont të zhvillonte zgjedhje dhe në këmbim Madridi do të shmangte nenin 155. Tashmë afatet për të vënë në jetë nenin 155 në senatin kombëtar, mund të variojnë nga një deri në dy javë. Kriza arriti pikën kulmore më 1 tetor, pas referendumit për pavarësinë e Katalonjës.

Redaksia Online
A.J Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nga ‘sevapi’ i Damianit për Berishën te Salianji 4 vite në Apel

Nga ‘sevapi’ i Damianit për Berishën te Salianji 4 vite në Apel