SHKODER - 20-vjeçari i arratisur 6 ditë më parë nga ambientet e komisariatit të policisë së Pukës, Emirjon Nika, ka rënë në prangat e policisë e ditën e sotme.

Nika fshihej në një banesë në fshatin Karmë të rrethit të Pukës. 

Ai iu iku nga duart policëve në momentin kur do transportohej për në paraburgimin e Shkodrës.

20-vjeçari, banues në Don Bosko, ishte arrestuar nga policia me akuzën e grabitjes me dhunë, ndërsa gjykata kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg.

Për kapjen e tij u angazhuan 6 grupe të FNSH, si dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Pas arratisjes së tij nga komisariati i Pukës, u arrestuan dy punonjësit e policisë Dodë Prela, shef i rendit dhe Pajtim Bushi zëvendës i tij, për shpërdorim detyre.