Pukë- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Pukë.
Policia njoftoi sot (8 Dhjetor) se ka arrestuar një 38-vjeçar të dyshuar se pasi ka dhunuar fizikisht, tentoi të përdhunonte një grua të moshuar.
Burime zyrtare bënë me dije se u ndalua 38 vjeçari Fatmir Shyti, person me precedent të mëparshëm kriminalë, për veprat penale “dhuna në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
“Ndalimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 74-vjeçare”, tha policia vendore, pa dhënë detaje shtesë për lidhjet mes autorit dhe të dëmtuarës dhe rrethanat.
Arrestimi u krye nga policia e Pukës ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Shkodrës, për veprat penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, e mbetur në tentativë”.