Pukë, ende pa autor, grabitja
ku u plagosën dhe 2 fëmijë

Pukë, ende pa autor, grabitja<br />ku u plagosën dhe 2 fëmijë
SHKODËR - Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë e ndodhur pranë kthesës së “Vrithit”, në komunën Luf-Qerret të Pukës, rreth 30 km pa hyrë në Shkodër, ku 3 grabitës hapen zjarr ndaj një automjeti në të cilin udhëtonin edhe fëmijë, policia akoma nuk ka ndonjë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
 
Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se forca të shumta policore po vazhdojnë aksionin për identifikimin dhe kapjen e personave që shkaktuan plagosjen e pesë personave, mes të cileve dy femijë, mëngjesin e së dielës.
 
Përgjatë këtij aksi janë vendosur postoblloqe policie; terreni i thyer malor sipas policisë, ka favorizuar grabitësit për t’u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes të pashqetësuar nga askush dhe për të fshehur edhe armët e krimit.
 
Pas mbledhjes së provave në vendngjarje, ku janë gjetur dhjetra gëzhoja kallashnikovi, grupi hetimor ka dërguar në laboratorin kriminalistik në Tiranë, gëzhojat dhe predhat e gjetura për ekzaminim të metejshëm.
 
Në pritje të përgjigjeve deri më tani nuk ka asnjë të re në lidhje me këtë ngjarje, e cila tronditi opinionin publik.
 
Nga ana tjetër edhe vete pjesëtarët e familjes Kopani dhe Xhaferraj në deklarimet e tyre në policinë e Shkodres kanë bërë të ditur se nuk kanë arritur t’i identifikonin si fytyra, 3 grabitësit, pasi ata kanë qënë me maska.
 
Nga hetimet paraprake mësohet se çifti Kopani dhe Xhaferri janë familje pa probleme në Pukë dhe policia ka përjashtuar pistat e hakmarrjes; kjo, edhe nga dëshmitë e marra nga vetë pjesëtarët e familjeve. Policia tani  po heton në pistën e një tentative grabitjeje me armë. 
 
Ndërkaq, vlen të theksohet fakti se ky aks rrugor gjithmonë ka mbetur problematik për sa i përket rasteve të ngjashme me të, duke shënuar disa raste grabitjeje edhe ndaj turistëve kosovarë që zgjedhin vendin tonë për pushim.
 
Pas kësaj që ndodhi, në këtë aks janë rikthyer edhe patrullimet e forcave të ndërhyrjes së shpejtë të ardhura nga qyteti i Shkodrës.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim