Pukë/ I vuri zjarrin pyllit dhe i dogji shtëpinë një fshatari...arrestohet 57-vjeçari! policia: Denoncojini, do ruajmë anonimatin

Pukë/ I vuri zjarrin pyllit dhe i dogji shtëpinë një fshatari...arrestohet 57-vjeçari! policia: Denoncojini, do ruajmë anonimatin

Foto ilustruese

PUKË- Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të kreut të Emergjencave Civile, Haki Çako që policia të reagojë, një 57-vjeçar që ka vënë me qëllim një zjarr është arrestuar ditën e sotme. Në pranga ka rënë një 57-vjeçar i identifikuar me inicialet K. G..

 Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se 57-vjeçari i ka vënë zjarrin me qëllim një sipërfaqeje pylli në fshatin Lumardhë në Fushë- Arrëz. Si pasojë e zjarrit, ka marrë fjalë edhe shtëpia e një 48-vjeçari A. T..  Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Policia u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të denoncojnë çdo tentativë të zjarrvënies me qëllim, duke i garantuar se do t'u ruhet anonimati.

"Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për banorët e zonave malore dhe për barinjtë që të tregojnë kujdes dhe të mos tentojnë të vënë zjarr në pyje e kullota, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 129 apo në Komisariatin Dixhital çdo tentativë të zjarrvënies dhe çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm", njofton Policia.

Zjarrvënia e qëllimshme është kthyer në një problem serioz, ku referuar deklaratës që dha më herët Çako në Report Tv, ka informacione se disa persona po u vënë flakën pyejeve për t'i kthyer këto toka ne resorte. Lidhur me këtë ka pasur një reagim edhe nga ana e zv. kryeministrit Erion Braçe i cili ka deklaruar se nuk do të lejohet që pyje të djegura nuk do të lejohen që të bëhen ndërtime.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 05/08/2020 12:41

    Po keshtu e ka prokuroria jone duhet te digjet noj shtepi pa per pyll se rruan kush duhet te vritet ndonjeri qe te akuzojne per armembajtje pa leje pa per ata qe qarkullojne gjithe diten me kobure ne brez nuk ka shtet.

    Përgjigju
  • vjeshta: 05/08/2020 10:27

    Duhet të bëhet shembull dikush

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë