Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër për situatën e krijuar nga zjarret në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se vënia e qëllimshme e zjarreve është i udhëhequr nga interesa biznesi. Sipas tij, zjarri në Godull-Seman duhet të hetohet si krim i rëndë pas dyshimeve se duan territor të lirë për të golemizuar.
Ai ka lajmëruar se mbi çdo metër katror pyll të djegur atje e kudo në bregdet, do rimbillen pemë dhe kurrë pallate.
Braçe tha se do të përndiqen ligjërisht përgjegjësit dhe kurrë s'do pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djegur.
Postimi i plotë:
Sherbimi i Mbrojtjes nga Zjarri prej tre vitesh eshte funksion i plote i bashkive ne te gjithe vendin. Ne pjesen me te madhe te bashkive eshte nje sherbim i ri, po themelohet, organizohet e paiset ne pune e siper; Ashtu sic sherbimi i emergjencave po riorganizohet ne perputhje me ligjin si pergjegjesi edhe e bashkive;
Duhet shume pune e angazhim, burime financiare dhe njerez te kualifikuar, me shume komunikim per te bere kete pune jetike!
Tani, sic e shihni nga numrat, vatrat me te shumta te zjarrit jane ne kullota e shkurre; Zjarrefikesit ne terren thone se jane te gjitha te qellimshme, ose per te rigjeneruar kulloten, ose per inat te tjetrit qe ka nje kontrate.
E kuptoni per sa pak behet gjema?
Atehere, te gjitha agjencite, kane marre detyren te hetojne cdo rast, te kallezojne, te arrestojme, te prishin kontratat me zjarrevenesit;
Toleranca me ta mbaron njehere e mire!
Ne pyje eshte tjeter histori; Niveli i krimit ketu eshte pak me lart dhe i udhehequr nga interesa biznesi. Zjarri ne Godull-Seman duhet te hetohet si krim i rende pas dyshimeve se duan territor te lire per te golemizuar;
Atehere po ua them sot, Mbi cdo meter katror pyll te djegur atje e kudo ne bregdet,
Do rimbillen peme, kurre pallate!
Do perndiqen tani ligjerisht pergjegjesit dhe kurre sdo pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djegur. Ne fund, dua te falenderoj qindra burra qe po luftojne me zjarret ende, te zjarrefikesve, te sherbimit pyjor, te ushtrise; Dua te falenderoj edhe vullnetaret e angazhuar me ta! Pyjet e kullotat jane tonat, Te te gjitheve!
Mire qe po digjen pyjet, po skemi degjuar qe pas fikjes se zjarrit te mbillen peme te reja...
PërgjigjuEeee eeee sallat verore paftesine per te shuar zjaret dhe per te gjetur zjarvensit i beni nje permbledhje sabotatoresh qe vikan zjare per te ndertu pallate hajde alibi hajde sikur leja ndertimore meret duke ven zjare.
PërgjigjuShume I perpikte Z.Brace.Keta maskarenje duhet te denohen nga shteti,qe mos te keni ngjarie te ngjajshme.
PërgjigjuMe shume gjasa nuk behet fjale per Investitoret Strategjik, apo jo Z. Brace?!!!