Pukë, ish-punonjësi i bllokon rrugën
kreut të OSHEE-së, prangoset

Ish-punonjësi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Pukë i ka bllokuar sot rrugën drejtorit të këtij institucioni dhe shkak për këtë është bërë një konflikt që ata kanë pasur me njëri-tjetrin kur punonin në të njëjtin institucion.
 
Sipas policisë së Pukës, Mark Përdeda 54-vjeç nga Gjegjani i Pukës në vendin e quajtur Kryqëzimi i rrugës Pukë - Fushë Arrëz, ka kanosur për shkak të detyrës N.N, 57-vjeç Shef i agjencisë së OSSHE-së Dega Pukë. 
 
Ja njoftimi i policisë Shkoder.
 
1-Nga Specialistë të Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë për shtetasin:
 •Mark Përdeda, 54 vjeç, banues në fshatin Gjegjan, Pukë.
 Më datë 22.06.2016 në vendin e quajtur Kryqëzimi i rrugës Pukë - Fushë Arrëz, ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin:
 •N.N, 57 vjeç, banues në Pukë (Shef i agjensisë së OSSHE-së Dega Pukë).
 Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella

Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella