Pukë, kultivuan 527 rrënjë kanabis, në pranga 45-vjeçari, djali dhe nipi i tij! U kapën duke vaditur bimët narkotike

527 rrënjë kanabis u asgjësuan nga policia e Pukës në një operacion të koduar ‘Laku’! Në pranga të policisë ka rënë 45-vjeçari Lavdi Salaj, si dhe djali i tij A.S 16 vjeç dhe nipi i tij R.S. 17 vjeç, të tre banues në Nikël, Krujë.

Sipas policia këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar, në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Laku i Palucajve”, në territorin e fshatit Qafë-Mali, 527 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një sasi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ato u arrestuan teksa ishin duke vaditur bimët narkotike. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë, të cilët mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/07/2022 04:35

    Shembull te mire po u jep ky babushi te birit e nipces,po u ben kursin si te behen kriminele dhe te vazhdojne ne gjurmet e tij!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja