Lajmëron policinë për vjedhje me dhunë dhe përfundon në praga për "Kallzim të rremë". Kjo i ka ndodhur 26 vjeçarit nga Puka, Edison Kurtaliaj.
Policia e Shtetit njofton se sot, rreth orës 02.e 15 të mëngjezit, shtetasi Edison Kurtaliaj, 26 vjeç, banues në qytetin e Pukës, i punësuar në lokalin ''Top Bast'' në kete qytet, lokal në pronësi të shtetasit D.H, ka telefonuar inspektorin e Policisë së zonës dhe i ka thënë; se kur ishte duke shkuar për në shtepi mbas mbylljes së lokalit në rrugën afër varrezave të lagjes ''Zezaj'' dy persona të panjohur i kanë dalë para dhe më pas e kanë lidhur me tel me gjemba dhe sipas tij i kanë marrë shumën prej 100 mijë lekë dhe janë larguar teksa ndodhej i lidhur tek pishat .
Menjëhërë me marjen e informacionit në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policies së Komisariatit të Policisë së Pukës si dhe grupi hetimor i Drejtorisë së policisë së Qarkut Shkodër.
Personi i cili telefonoi pas disa minutash kërkime u gjet i lidhur me tel me gjemba, i shtrirë në tokë. Menjëherë është dhënë ndihma e parë këtij personi si dhe janë marrë masat për sigurimin e vendit të ngjarjes.
Më pas personi u shoqerua në ambjentet e Komisariatit të Policisë për t'i marrë kallzim mbi ngjarjen e ndodhur.
Shtetasi Edison Kurtaliaj në kallzimin e dhënë sqaron se pasi ka mbyllur lokalin rreth orës 23 .00 është nisur për në shtëpi dhe gjatë rrugës i kani dalë para dy persona të panjohur dhe i kishin marrë shumën prej 100 mijë lekë të reja dhe më pas e kishin lidhur me tel me gjemba dhe janë larguar.
Lekët ishin shumë e xhiros javore që ishte bërë në lokal. Fillimisht kjo ngjarje nga ana e policisë është trajtuar si vjedhje me dhunë. Menjëhërë pas marjes së kallzimit është kqyrur dhe sekuestruar kompjuteri ku bëheshin regjistrimet për llotot e hedhura.
Në bashkëpunim me Prokurorisë u kryen një sërë veprimesh proceduriale dhe hetimore, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore si dhe nga tërësia e fakteve dhe provave të grumbulluara rezultoi se shtetasi Edison Kurtaliaj këtë ngjarje e ka improvizuar vetë nisur nga fakti se ka shpenzuar për llogari të vetë shumën prej njeqind e tridhjet mijë lekë të reja, shumë e lekëve të punës së 'Top Bast'', fakt të cilin e ka pranuar edhe vetë.
Sa më sipër nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Pukë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Kurtaliaj, 26 vjeç, banues në qytetin e Pukë. Materialet iu referuan Prokurorise Rrethit Gjyqesor Pukë për veprën penale ''Kallzim i Rremë''.
/atsh/
/Shqiptarja.com