PUKË- Një 11-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Pukë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20 në fshatin ‘Dom Gjegjan’, ku fëmija ka marrë plagë në këmbë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se i mituri është plagosur nga shoku i tij 17-vjeçar, i cili kishte marrë armën për të vrarë një person me të cilin kishte konflikt. 17-vjeçari ka qëlluar gabimisht mbi të miturin, pasi shënjestra ka qenë kushëriri i 11-vjeçarit.
11-vjeçari, A.N ka marrë një plumb në këmbë dhe po transportohet me helikopter për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia njofton se autori i identifikuar me inicialet R. C. është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij.
17-vjeçari i cili plagosi me armë zjarri shokun e tij, Arbër Ndreu 11 vjeç, është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e ka identifikuar dhe po punon për kapjen e tij.
“Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë. Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, njofton policia.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes 11-vjecari është plagosur nga një 17-vjeçar aksidentalisht. Ato ishin sëbashku dhe gabimisht 17-vjeçari ka shkrehur armën. Një plumb i ka përfshirë këmbën të miturit i cili është dërguar për mjekim te specializuar në spitalin e Traumës.
11-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri në këmbë është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës.