Një 66- vjeçar në gjendje të dehur, ka mbajtur në gjendje gatishmërie për më shumë se katër orë, grupin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Pukës.
Nikoll Prendi, banues në Pukë, ka filluar të qëllojë me armë në ajër me kallashnikovë mbrëmjen e djeshme, duke vazhduar deri në orën 07:15 të mëngjesit të sot.
Edhe pse policia e Pukës është njoftuar për situatën e krijuar nga 66- vjeçari në mesnatë, efektivët e policisë kanë kërkuar ndërhyrjen e FNSH-së, të cilët e kanë mbajtur nën rrethim për katër orë.
Pas arrestimit të Nikoll Prendit, në banesën e tij është sekuestruar arma e tipit “kallashnikovë” dhe dy arka me municion, me rreth 1400 fishekë.
[gallery]23434[/gallery]

Arma e përdorur nga autori
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 00.35, në Sallën e Komandimit të Komisariatit të Policisë Pukë, ka mbritur një telefonatë se në fshatin Shkozë Njësia Administrative Gjegjan, ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur forcat e Komisariatit Policisë Pukë, ku kanë konstatuar se në oborrin e banesës së tij shtetasi Nikoll Prendi po gjuante me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e Policisë Pukë pasi kanë vlerësuar situatën, kanë kërkuar ndihmën e forcave të Repartit FNSH Shkodër, për ndërhyrje, ku deri në mbërritjen e tyre është mbajtur në vëzhgim të pandërprerë banesa dhe personi.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbritur menjëherë ku kanë bërë rrethimin në një perimetër më të ngushtë duke marrë masa sigurie për efektivët.
Edhe pas thirrjeve të policisë, shtetasi Nikoll Prendi ka vijuar të qëllojë në ajër.
Rreth orës 07:15, në kushtet e ndricimit të plotë është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Nikoll Prendi, 66 vjeç, banues në Shkozë, Pukë.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, gëzhoja, një armë zjarri kallashnikov dhe dy arka me rreth 1400 fishekë luftarakë.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisё Pranё Gjykatёs së Shkallёs së Parё Pukë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të parashikuara nga nenet 274 e 278 të Kodit Penal.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO