Një tjetër vatër zjarri u shfaq mesditen e kësaj të premte në sipërfaqet pyjore të Pukës.
Zjarri, i cili ka rënë në sipërfaqet pyjore të Tërbunit po përhapet me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era e fortë.
Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë mbërritur pranë vatrës, por mungesa e rrugëve për automjetet e ka bërë të pamundur ndërhyrjen.
Aktualisht zjarrfikësit e Pukës po punojnë me mjete rrethanore me qëllim izolimin e vatrës në njëren anë.
Zjarri përveç sipërfaqeve pyjore nuk rrezikon banesa, stane bagëtish apo linja të tensionit të lartë.
Fillinisht dyshohet se vatra e zjarrit që nisi në Fushë-Lajë të malit të Tërbunit në Pukë është e qëllimshme. Për këtë arsye është ngritur edhe një grup hetimor, i cili po operon ne malin e Tërbunit.
Lajmi kryesor:
Zjarret/ Lura në flakë, digjen 300 hektarë pyje! Riaktivizohet vatra në Zidoll të Krujës, zjarrfikësit në terren për normalizimin e situatës








Komente
Komento