Në kryeqytetin e Arizonës, në Fenix, duket se qytetarët janë mjaft të shqetësuar nga disa pula të egra që kanë pushtuar rrugët e mjaft zonave të banuara. Ato kanë vite që qëndrojnë në qytet dhe shumë qytetarë ankohen vazhdimisht.

Një ndër to është kjo banore, Rude, cila shprehet se pulat thjeshtë nuk i përkasin këtij vendi dhe se në qytetin më të madh të vendit me të paktën një milion e gjysëm banorë nuk ka vend dhe për një grumbull pulash të cilat përveçse janë shqëtësuese për të lëvizur lirshëm nëpër rrugë, mbajnë dhe aromë të pakëndshme. Ajo tregon se çdo mëngjes gjen më shumë se 20 pula para oborrit së shtëpisë së saj dhe shpeshherë duhet t’i trembë që ato të largohen që ajo të mund të futet në makinë.

Nëse ndokush nga banorët tenton t’i lëvizë ato vetë, policia paralajmëron se do të akuzohen për keqtrajtim të kafshëve ndaj ata nuk guxojnë t’i prekin ndonëse janë shumë të bezdisur prej tyre.
Megjithatë ka dhe nga ata që nuk i shqetëson ky fakt dhe Jennifer Collins shprehet se asaj i pëlqejnë shume; ajo i mban mend që zogj të vegjël kur çelin në pranverë dhe thotë me shaka se pasi kalojnë adoleshëncën kthehen në gangsterat e lagjes.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)