Pulë me qull
Përbërësit:
- 1 pulë të vogël
- 500 ml qumësht
- 1 lgj miell
- 1 lgj gjalpë
- 4 thelpinj hudhër
- 120 ml pana
- Djathë kaçkavall
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Ndajmë pulën në copëza, e kriposim dhe e kaurdisim me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Pasi pula ka marrë pak ngjyrë shtojmë ujë dhe e lemë të ziejë.
Kaurdisim miellin me gjalpë dhe më pas e shuajmë më pak nga lëngu i zierjes së pulës. Shtojmë më pas thelpinjtë e hudhrës të shtypura, panën dhe djathin e grirë. Vendosim copat e pulës duke rregulluar në fund dhe shijen e qullit me kripë dhe piper të zi.