TIRANE - Prioritet i qeverisë, punësimi por dhe rritja e burimeve natyrore. ““Angazhohemi të krijojmë 300 mijë vende të reja pune. 40 mijë vende të reja pune në industrinë prodhuese dhe 12 mijë vende pune shoqëruese të lidhura me to, 15 mijë në industritë e lidhura me detin, 155 mijë në aktivitetet e lidhura me bujqësinë e blegtorinë, 62 mijë përmes reformimit të programit të ndihmës ekonomike, 11 mijë vende pune në industrinë e turizmit dhe 4 mijë vende të reja pune në teknologjinë e informacionit”, thuhet në program.
Ndërkohë që Qeveria do synojë hartimin e një strategjie afatgjatë e efikase për sistemin elektro-energjitik të Shqipërisë, të aftë për të plotësuar kërkesën në rritje për energji elektrike brenda vendit duke e shndërruar Shqipërinë nga vend importues i energjisë elektrike, në vend eksportues të saj.
Po ashtu tregu i karburanteve dhe gazit të lëngët do të zhvillohet me standarde teknike cilësore, në nivelin e vendeve evropiane, duke prishur monopolet e krijuara në këtë treg. Do të nxitim përpunimin e naftës bruto brenda vendit.
/Shqiptarja.com