‘Puna e Komisionit Hetimor në shëndetësi po zvarritet’, Vokshi: Ndreca po mbrohet nga Nikolla dhe Rama! Është paditur nga KLSH

Deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë Albana Vokshi, sot në një deklaratë për media tha se puna e Komisionit Hetimor në shëndetësi po zvarritet nga mazhoranca dhe se gjetjet e KLSH-së për Chek Up janë tronditëse.

Sipas saj, Plarent Ndreca, nënkryetari i Komisionit Hetimor është duke përdorur Komisionin për Koncesionet në Shëndetësi për hakmarrje personale, pasi KLSH e ka paditur më herët.

“Gjetjet e KLSH për Chek Up kanë qenë tronditëse, pasi në 8 muaj është paguar Vil Manushi, pa bërë asgjë për teste dhe analiza të Chek Up. Ndreca bënte pyetje që nuk kishin lidhje me atë që flitej në Komision. I jemi referuar raportit të KLSH dhe thotë se janë gjetur shkelje të panumërta në Ministrinë e Arsimit, kur ishte ministre Lindita Nikolla dhe sekretar Plarent Ndreca. KLSH ka rekomanduar për Ndrecën në lidhje me abuzimet që ka bërë kur ishte sekretar për disa tendera dhe kërkohet largimi nga shërbimi civil dhe pas këtij raporti KLSH e ka kallëzuar duke evidentuar faktin që është edhe në raport dhe thuhet se ai ka bërë presion ndaj audituesve të KLSH dhe i ka kërcënuar edhe në 2015 dhe këtë e thotë KLSH në kallëzim. Ndreca po përdor komisionin hetimor për hakmarrje personale”, tha ajo.

Sipas saj, Ndreca po mbrohet nga Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama.

“Ai nuk duhet që të ishte pjesë e shërbimit civil. Mirë që nuk iku nga shërbimi civil, por Rama e solli në Parlament, ndaj e mbron Nikolla dhe Rama, Plarent Ndrecën”, tha ajo.

(Kliko këtu për të lexuar deklaratën e plotë)

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?