Në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, sistemimi i trotuareve po shoqërohet edhe me lirimin nga pengesat dhe ndërtimin e rampave për personat me aftësi të kufizuara (PAK).
Kryebashkaiku Veliaj siguroi se edhe qindra kryqëzime të tjerë janë në proces, ndërsa zbuloi edhe çelësin e suksesit të punës së tij në mandatin e parë, puna e përditshme.
“Çdo ditë një kryqëzim i ri adaptohet për aksesin e PAK apo bebeve në karroca! Dhjetëra janë bërë, qindra në proces. Ama fjala kyç është: ÇDO DITË! Punë të vogla, me dashuri të madhe”, shkruan Veliaj.

Komente

